Kopertina e revistës amerikane “Vogue” do ju “çorodisë”. Nëse shihni një vajzë të re, të hijshme, me flokë bjonde me onde të mëdha dhe të krehura bukur, veshur me një korse të kaltër, mos u ngatërroni! Nuk është Madonna e dikurshme, por Sabrina Carpenter.

Këngëtarja 25-vjeçare u fotografua nga Steven Meisel për kopertinën e revistës për muajin Mars. Sabrina Carpenter kishte veshur një korse ngjyrë të kaltër nga marka luksoze Dolce & Gabanna, që i rrinte e ngushtë pas trupit dhe i theksonte format trupore.

Kjo korse pa dyshim mund të simbolizojë një kthim pas në kohë. Është pothuajse e njëjtë me atë që ka veshur Madonna në turneun e saj botëror Blond Ambition në vitin 1990.

Fotoja e këngëtares 25-vjeçare nuk kishte se si të shpëtonte pa u vënë re nga ndjekësit, komentet e të cilëve ishin pothuajse në të njëjtën linjë:

“Madonna çfarë po bën këtu?”

“Për një sekondë mendova se ishte Madonna!”

“Ajo duket si Madonna e viteve ’90!”

Pjesë e komenteve u bë vetë ikona e muzikës amerikane. Në postimin e Sabrina Carpenter, Madona komentoi:

“A është kjo dhurata ime për ditën e Shën Valentinit?”

Komentit të saj i është përgjigjur vetë 25-vjeçare, ku i shkruan: “Pa dyshim që po!”

/tvklan.al