Pas takimit që po zhvillohet në pallatin e Riadit në Arabinë Saudite për fundin e luftës në Ukrainë, Kina ka reaguar duke thënë se pret që të gjitha palët të ulen së bashku për negociatat e paqes, pasi Kievi dhe aleatët europianë janë përjashtuar.

 “Kina mirëpret të gjitha përpjekjet kushtuar paqes, përfshirë konsensusin mbi negociatat e arritura midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Guo Jiakun në një konferencë të rregullt për shtyp. “Në të njëjtën kohë, Kina pret që të gjitha palët e përfshira dhe palët e interesuara të marrin pjesë në procesin e negociatave në kohën e duhur.”

Prej kohësh Kina ka kërkuar pozicionimin e saj si një ndërmjetës i mundshëm i paqes në konflikt, duke promovuar kështu propozimin e saj për të zgjidhjen e luftës edhe pse është ende i paqartë.

Por kërkesa e saj është lënë në hije nga Perëndimi për shkak të marrëdhënieve që Pekini ka me Moskën.

/tvklan.al