Njeriu i akuzuar për komplotimin e sulmeve të 11 Shtatorit, Khalid Sheikh Mohammed, dhe dy nga bashkëpunëtorët e tij të mbajtur në burgun e Guantanamos kanë rënë dakord të pranojnë fajësinë për akuzat e komplotit në këmbim të një dënimi të përjetshëm.
Marrëveshja për pranimin e fajësisë, në vend të një gjyqi dënimi me vdekje, është miratuar nga një zyrtar i lartë i Pentagonit.
Të tre burrat kanë qenë në paraburgim që nga viti 2003. Mohammed është një militant i Al Kaedës i akuzuar nga SHBA si arkitekti kryesor i sulmeve të 11 Shtatorit në Qendrën Tregtare Botërore të Nju Jorkut dhe Pentagonit.
Kryeprokurori ka vendosur në dijeni për marrëveshjen edhe familjet e rreth 3 mijë viktimave nga kjo ngjarje përmes një letre ku shkruhej se të akuzuarit mund të paraqisnin kërkesat e tyre në gjykatë të hapur që në fillim të javës së ardhshme.
Klan News