Në intervistën e programit “Rudina” në Tv Klan, titulluar “Ka momente” njësoj si kënga e tij e sapo publikuar, zbulohen disa momente shumë interesante nga jeta e tij. I vendosur para disa rrethanave që mund t’i ndodhin kujtdo, këngëtari tregon si ka vepruar ai. Në një rast, Devisi provoi të humbiste të gjitha paratë në kumar duke marrë një mësim të vlefshëm.
Rudina Magjistari: Ka momente që paratë s’të mjaftojnë. Cili ka qenë momenti më sfidues nga ana financiare për ty?
Devis Xherahu: Mund të duket e çuditshme, kam qenë në Las Vegas dhe ishte hera e parë në Amerikë dhe hera e parë në Las Vegas, u çudita sepse ka qenë ëndrra ime Amerika. Të kesh diçka ndërr dhe të hysh në Las Vegas, të shikosh një qytet që digjet në orën 3 të natës në mënyrë të mrekullueshme, gjysma e kokës nuk punon më kështu që mua ma mori gjysmën e kokës dhe kam lënë gjithë lekët aty, nja 4500 dollarë i lashë për gjysmë ore.
Rudina Magjistari: Seriozisht e ke?
Devis Xherahu: Mbeta kështu pastaj, provova telefonat, shyqyr kemi shokë e miq që filluam derisa bëra ato koncertet e para, pastaj kaluan gjërat.
Rudina Magjistari: S’besoj se e përsërite më, ishte një mësim i mirë?
Devis Xherahu: Ai qe mësim jo për 1 jetë, por për 7 jetë./tvklan.al