Nga Elbasani ku uroi shqiptarët për Ditën e Verës, Sali Berisha shpalosi programin ekonomik të Partisë Demokratike në themel të të cilit ai tha se qëndron rritja e pagave dhe pensioneve. Berisha ftoi qytetarët që në 11 Maj të mos japin asnjë votë për patericat e Edi Ramës. Ndërsa gjatë një takimi që zhvilloi me drejtuesin politik dhe kandidatët për deputetë të këtij qarku tha se ndërtimi i by pass-it të Elbasanit do jetë përparësi absolute e qeverisë së tij.

“Kjo ditë frymëzon çdo shqiptar që më 11 Maj, të ndahen nga ky regjim që i varfëroi ata gjerë në palcë. Unë sot nga Elbasani dua t’u premtoj shqiptarëve kudo që janë se 3 muajt e parë do kenë një minimum jetik prej 200 eurosh. Nuk do ketë pensionist që do marrë nën 200 euro. Do ketë një rritje 20 % të pensioneve. Do ketë një rrogë minimale jo më pak se 500 euro. Do ketë një rrogë mesatare, 1200 euro. Asnjë votë për patericat e Edi Ramës, sepse ata u ftuan, mirëpo ata, problemet e tyre, nuk i lejuan ndaj dhe votat për ta janë vota për Edi Ramën, de facto. Përsa i përket deputetit që… ai bëri zgjedhjen e tij. Midis betejës në sheshin e burrave, zgjodhi Tikun dhe shkoi në punë të vet. Beri gabim, por prap ka kohë ta mendojë atë vendim”, tha Berisha.

Tv Klan