Gjermania U-21, ka ftuar dy lojtarë shqiptarë për dy miqësoret e muajit Mars, ndaj Sllovakisë dhe Spanjës.

Një listën e bërë publike, bie në sy prezenca e Brajan Grudës, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë “pancerat”, ndonëse ftesa nga ekipi i parë i ka munguar.

Shqiptari tjetër në listë është Nelson Weiper. Sulmuesi me origjinë shqiptare, është pjesë e Mainz, ku ka spikatur me paraqitjet e tij.

Gjermania U-21 do të përballet me Sllovakinë më 21 Mars, ndërsa katër ditë më vonë sfidon Spanjën, në një përballje që pritet të jetë spektakolare.

/tvklan.al