Gian Piero Gasperini pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në verë. Trajneri ka vendosur të largohet nga Atalanta në fund të sezonit dhe po përgatitet për një aventurë të re.

Emri i tij prej kohësh lidhet me Juventusin, por e ardhmja duket se është projektuar në një tjetër klub italian.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, thuhet se Roma ka nisur kontaktet joformale me Gasperinin. Verdhekuqtë janë në kërkim të një trajneri, të cilit do i besojnë revolucionin në verë.

Gasperini shihet si trajneri i duhur për këtë, për shkak të rezultateve të jashtëzakonshme të arritura tek Atalanta, skuadër të cilët e ka kthyer në pretendente për titull. /tvklan.al