Raportim Live
22:59, 27 Janar 2025

Ceremonia e plotë e mbrëmjes gala

22:08, 27 Janar 2025

Fituesit e të gjitha çmimeve:

“Topi i Artë” për djem: Bekim Balaj.

Topi i Artë” për vajza: Ezmiralda Franja.

“Talenti i Vitit”: Ermir Rashica.

Këpucën e Artë”: Bekim Balaj.

“Arbitri i Vitit”: Juxhin Xhaja.

“Talentja e Vitit”: Xhesika Ndoj.

“Trajneri i Vitit”: Edlir Tetova.

“Lojtari i Vitit i Kombëtares”: Berat Gjimshiti.

“Zemër Kuq e Zi”: Ylber Ramadani.

Formacioni i Vitit”: Alen Sherri; Edison Ndreca, Arbenit Xhemajli, Renato Malota, Arsid Kruja; Arbin Zejnullai, Albano Aleksi, Arinaldo Rrapaj; Baton Zabërgja, Bekim Balaj, Ermir Rashica.

Formacioni i vitit
Formacioni i vitit
download app
21:48, 27 Janar 2025

Bekim Balaj zgjidhet fitues i “Topit të Artë 2024” në Shqipëri

Bekim Balaj është fituesi i “Topit të Artë 2024” në Shqipëri. Sulmuesi i Vllaznisë, mposhti konkurrencën e Arinaldo Rrapajt, Ermir Rashicës dhe Albano Aleksit, të cilët gjithashtu ishin të nominuar për çmimin prestigjioz. Lexo më shumë

21:45, 27 Janar 2025

Kapitenia e Vllaznisë, Ezmiralda Franja fiton “Topin e Artë”: Ja dedikoj mamit që nuk arriti të bëhej futbolliste

“Topi i Artë për Vajza” është fituar nga kapitenia e Vllaznisë, Ezmiralda Franja. Në momentin e marrjes së çmimit, Franja është shprehur se nuk ka menduar se do të arrinte kaq larg në karrierë. Lexo më shumë

21:43, 27 Janar 2025

Ylber Ramadani përzgjidhet si “Zemra kuqezi”, Kryeministri Rama i dorëzon trofeun

“Zemër kuqezi” është çmimi i dedikuar në ceremoninë e “Topit të Artë 2024” që transmetohet në Tv Klan për futbollistin që ka simbolizuar shpirtin e skuadrës në fushë.

Çmimi është përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares dhe nderon shpirtin e jashtëzakonshëm të garës, pasionin e madh për fanellën kuqezi dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje. Lexo më shumë

21:31, 27 Janar 2025

Silvinjo siç nuk e keni parë kurrë, zbulon talentin e fshehur. Surprizohet nga vajza në skenë…

Jemi mësuar ta shohim gjithnjë të dhurojë spektakël në fushë si lojtar, por edhe si trajner. Megjithatë, duket se trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka edhe një tjetër talent të fshehur. Lexo më shumë

21:21, 27 Janar 2025

Berat Gjimshiti triumfon si “Lojtari më i mirë”, nëna e tij ngre trofeun

Me 14 vota nga kolegët, fituesi është kapiteni Berat Gjimshiti. Ai nuk ndodhet i pranishëm për shkak të ndeshjes që e pret të mërkurën, ndaj për të marrë trofeun vjen nëna e tij, Sevime Gjimshiti. Lexo më shumë

21:15, 27 Janar 2025

Presidenti i FIFA-s: Suksesi juaj, rezultat i punës së palodhur nga FSHF

Mesazhi i Presidentit të FIFA-s:

“I dashur President, I dashur Armand, të dashur miq dhe kolegë të Federatës Shqiptare të Futbollit, çfarë viti ka qenë 2024-a për futbollin shqiptar!

Ka shumë gjëra për t’u festuar këtë mbrëmje. Mund ta imagjinoj se si çdo tifoz shqiptar anembanë botës është ngazëllyer dhe frymëzuar nga performanca e Kombëtares në EURO 2024.

Rikthimi në EURO për herë të dytë në tre edicione ishte një arritje e shkëlqyer dhe, në një grup jashtëzakonisht të fortë, ekipi duhet t’ju ketë bërë të gjithëve shumë krenarë.

Me 16 vende tani të disponueshme për ekipet europiane në Kupën e Botës FIFA 2026, duhet të jeni vërtet optimistë për të bërë histori duke u kualifikuar për herë të parë në turneun final.
I uroj trajnerit Sylvinho dhe të gjithë lojtarëve të tij, fat të mbarë për kualifikueset e ardhshme. Dhe, sigurisht, ekipi Kombëtar i vajzave duhet të jetë po aq ambicioz me qëllimin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për Vajza FIFA 2027 në Brazil.

Suksesi në fushë është, sigurisht, rezultat i punës së palodhur të Federatës Shqiptare të Futbollit jashtë fushës, nën drejtimin e Presidentit Duka.

“Elite Youth Development Academy” që u hap në shtator do të sigurojë sukses të qëndrueshëm në vitet në vijim, dhe turnetë e shumtë që u zhvilluan gjatë vitit ndihmuan në ruajtjen e rritjes së futbollit të bazës në gjithë vendin. Dhënia e mundësisë për talentet tuaja më të mira, vajza dhe djem, për t’u testuar kundër ekipeve nga shtete të tjera, u jep atyre dhe të gjithëve që janë të lidhur me futbollin shqiptar, mundësi të shkëlqyer për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të shpërthyer.

Ky është parimi që qëndron pas rritjes së numrit të ekipeve dhe frekuencës së Kupave të Botës të FIFA U-17 për djem dhe vajza, dhe mezi pres të shoh përpjekjet tuaja të shpërblyera me përfaqësimin e Shqipërisë në nivel global në të ardhmen e afërt.

Sigurisht, lojtarët e të gjitha grupmoshave dhe aftësive kanë nevojë për kushte dhe trajnerë, dhe unë u impresionova duke parë hapat përpara që keni bërë edhe në atë fushë. Një numër i madh fushash janë vendosur dhe dy stadiume janë rinovuar, ndërsa ekspertiza e nivelit të lartë është sjellë për të ndarë njohuri dhe praktikat më të mira për të siguruar që lojtarët tuaj të marrin trajnimin më të mirë të mundshëm.

Po ashtu, duke parë kurset e arbitrimit dhe workshop-et në nivel europian që keni organizuar në vitin 2024, është e qartë se futbolli është i gjallë dhe po lulëzon në vendin tuaj që e do futbollin, dhe pa dyshim që do të rritet akoma më shumë në vitin 2025. Tani, urime fituesve të çmimeve të vitit 2024 për arritjet e tyre dhe, sigurisht, ju uroj të gjithëve një mbrëmje të mrekullueshme.
Faleminderit shumë. Shihemi së shpejti. Një përqafim për të gjithë, mirupafshim”.

21:10, 27 Janar 2025

Edlir Tetova zgjidhet “Trajneri i Vitit 2024”

Edlir Tetova është zgjedhur “Trajneri i Vitit 2024”. Trajneri i Egnatias bëri historinë duke plotësuar tripletën me Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Ai ka drejtuar edhe skuadrat e Lushnjes dhe Ulpiana si dhe ka qenë zv.trajner tek Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana. Lexo më shumë

21:02, 27 Janar 2025

Dominon Egnatia, zbulohet formacioni i vitit në Shqipëri

Në ceremoninë “Topi i Artë 2024”, u zbulua formacioni më i mirë i vitit në Shqipëri. Bie në sy dominimi nga Egnatia, me plot gjashtë futbollistë nga sezoni i kaluar në Abissnet Superiore. Lexo më shumë

19:38, 27 Janar 2025

Ceremonia “Topi i Artë 2024”, FSHF përzgjedh më të mirët e futbollit shqiptar

/tvklan.al