“Topi i Artë për Vajza” është fituar nga kapitenia e Vllaznisë, Ezmiralda Franja. Në momentin e marrjes së çmimit, Franja është shprehur se nuk ka menduar se do të arrinte kaq larg në karrierë.

Arritjen e saj në futboll ja ka dedikuar familjes së saj dhe veçanërisht nënës, e cila e kishte ëndërr që të bëhej futbolliste por që nuk iu bë e mundur.

Ezmiralda Franja: Në momentin kur vendosa të merresha me futboll nuk e kam menduar se do të arrija kaq larg dhe prandaj jam sot shumë e lumtur. Falenderoj Presidentin e ekipit, Lazer Matija, stafin teknik, gjithashtu edhe shoqet e ekipit që kanë bashkëpunuar që unë ta fitoj këtë trofe. Këtë trofe ja dedikoj familjes time, veçanërisht mamit tim që nuk arriti kurrë të bëhej futbolliste, por unë ja realizova ëndrrën e saj.

Franja është modeli i përkushtimit dhe suksesit në futbollin shqiptar për vajza. Kapitene e Vllaznisë, ajo ka zhvilluar 363 ndeshje dhe ka shënuar 114 gola në karrierën e saj. Me Kombëtaren Shqiptare ka luajtur 56 ndeshje dhe ka qenë pjesëmarrëse në Champions League për Femra./tvklan.al