“Zemër kuqezi” është çmimi i dedikuar në ceremoninë e “Topit të Artë 2024” që transmetohet në Tv Klan për futbollistin që ka simbolizuar shpirtin e skuadrës në fushë. Çmimi është përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares dhe nderon shpirtin e jashtëzakonshëm të garës, pasionin e madh për fanellën kuqezi dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje.
Ky trofe shkoi për Ylber Ramadanin, të cilit iu dorëzua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe tifozi i Kombëtares, Besmir Limani, i njohur ndryshe si “Fytyra me Shqiponjë”.
Edi Rama: Mirëmbrëma! As me mik nuk do të kisha këtë fat sepse realisht kam një simpati dhe respekt të jashtëzakonshëm për personin që do të lexoj tani, sepse vërtet edhe në fushë si zemra e skuadrës, Ylber Ramadani!
Ylber Ramadani: Mirëmbrëma të gjithëve! Mirëmbrëma z. kryeministër! Mirëmbrëma z.president! Mirëmbrëma trajnerit tim dhe mirëmbrëma të gjithëve këtu në sallë! Jam i nderuar dhe i privilegjuar që e marr këtë çmim. Ju falenderoj shumë dhe premtoj se do të bëj akoma më shumë që të shkojë përpara gjithë Shqipëria./tvklan.al