Një kategori  i është shtuar edicionit të tretë të ceremonisë “Topi i Artë 2024” në Tv Klan. Ai vlerëson futbollistin më të mirë të Kombëtares dhe përfshin të gjithë lojtarët e saj. Risia është që këtë vit është implementuar i njëjti sistem votimi si në “Këngën Magjike 2024”.

Secili nga lojtarët e Kombëtares përmes një videoje ka nominuar “Lojtarin e Vitit”.

Me 14 vota nga kolegët, fituesi është kapiteni Berat Gjimshiti.

Ai nuk ndodhet i pranishëm për shkak të ndeshjes që e pret të mërkurën, ndaj për të marrë trofeun vjen nëna e tij, Sevime Gjimshiti.

Për t’ia dorëzuar çmimin, erdhi vetë trajneri i Kombëtares kuq e zi, Sylvinho.

Sylvinho: Përshëndetje! Mirëmbrëma! Është një kënaqësi shumë e madhe të jem këtu përsëri, në një mbrëmje shumë të bukura që flitet për futbollin e mrekullueshëm, ju falenderoj që jam këtu mes jush! Dua  t’u bëj komplimente të gjithë futbollistëve dhe trajnerëve që bëjnë një sforco shumë të madhe për këtë sport. Faleminderit të gjithëve! Është një kënaqësi shumë e madhe që të jem këtu!

Sevime Gjimshiti: Faleminderit shumë për këtë dhuratë shumë të çmueshme që ia keni besuar Berat Gjimshitit! Më vjen keq që nuk gjendet këtu. Na ka dërguar ne prindërve që të jemi këtu për këtë dhuratë kaq të çmueshme, për këtë çmim kaq të madh./tvklan.al