Bekim Balaj është fituesi i “Topit të Artë 2024” në Shqipëri. Sulmuesi i Vllaznisë, mposhti konkurrencën e Arinaldo Rrapajt, Ermir Rashicës dhe Albano Aleksit, të cilët gjithashtu ishin të nominuar për çmimin prestigjioz.
Trofeu i “Topit të Artë” u dorëzua nga presidenti i FSHF, Armand Duka. Një vlerësim i rëndësishëm për ish-sulmuesin e Kombëtares, për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në Abissnet Superiore.
Balaj shënoi gola të rëndësishëm dhe me skuadrën e Vllaznisë, e cila luftoi deri në fund për titullin kampion, duke arritur në “Final Four”.
Në sezonin e kaluar, në 38 ndeshje të luajtura, Balaj shënoi 18 gola. Më herët, sulmuesi fitoi edhe çmimin e “Këpucës së Artë”.
Edhe në sezonin aktual Bekim Balaj vazhdon të kryesojë renditjen e golashënuesve në kampionat me 13 gola. /tvklan.al