Duket se Flamur Nokës nuk i ka dalë inati ende ndaj Taulant Ballës. Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po fliste nga foltorja, fjalë që po transmetohej në Facebook-un e tij, Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu dëgjohet teksa i drejtohet ashpër ministrit Balla.
“Pusho, rri aty mbylle. Pusho mo se do të të vij aty. Mos fol më, pusho. Mbylle se të erdha aty. Do të vij të zvarris unë aty, mbylle”, dëgjohet të thotë Noka nga salla.
Siç mund të kuptohet nga videoja, duket se Noka ndalohet nga Berisha për të mos vijuar më tej. Gjithçka u shënua teksa seanca ishte ndërprerë pasi Berisha nuk lëshonte foltoren e Kuvendit.
Kujtojmë se javën e kaluar seanca u shty për shkak të tensioneve. Flamur Noka tentoi të godiste ministrin Balla, por u ndal nga gardistët e për këtë arsye edhe u përjashtua nga seanca./tvklan.al