SEANCA PARLAMENTARE – LIVE
Flamur Nokën nuk e mbajnë nervat, “turret” drejt Ballës! Ndërpritet seanca
Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte janë shënuar tensione të forta. Deputeti Flamur Noka vrapoi drejt ministrit Taulant Balla, por u ndal nga garda në momentin e fundit… Lexo më shumë
Bardhi “shpërthen” ndaj Ballës: Ti s’e arrin 11 Majin! Rama do ketë fatin e Veliajt
Vijojnë përplasjet në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi iu drejtua ministrit Taulant Balla duke i thënë “se nuk do e arrijë ditën e zgjedhjeve”.
“Të garantoj që ti nuk e arrin 11 Majin! Në ka një budalla mbi këtë tokë, ai je ti. Dhe mos guxo t’u thuash më demokratëve budallenj dhe ti që je atje, ndërhyn ti…U tha demokratëve budallenj një budalla i certifikuar! Të vish si anëtar këshilli bashkiak dhe të bësh avokatinë e një njeriu të korruptuar, që sot është në burg me prova. Në asnjë dosje tjetër s’ka pasur prova sa çfarë ka në rastin e kryetarit kriminel të bashkisë Tiranë.” Nga foltorja, Bardhi kërkoi që kryeministri Edi Rama të shkarkojë menjëherë nga posti i kryetarit të bashkisë Tiranë Veliajn, duke e cilësuar këtë të fundit “kriminel”. Theksoi se “Rama do ketë të njëjtin fat”.
Manja-Berishës: Të kam zili si t’ka ardhë pleqnia, por jo jeta
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, duke iu drejtuar kryedemokratit Sali Berisha në Kuvend, tha se “e ka zili këtë të fundit për mënyrën si i ka ardhur pleqëria”.
“Për zotin Sali, të kam zili se si të ka ardhur pleqnia, por jo jeta. Ngrihesh në mëngjes, bën stërvitjen e mëngjesit se je doktor dhe mban trupin në formë. Në 9 mbaron mëngjesin dhe pastaj nga ora 10 deri në 2 ke orarin e humorit me grupin parlamentar dhe miletin. Me ata që të besojnë. Si bloger fillon e u flet për fustane, parfume, çanta, prerje eurosh, me thashetheme...Lexo më shumë
Balla flet në foltore, deputetët e opozitës përplasen me gardën
Deputetët e opozitës janë përplasur me gardën gjatë seancës parlamentare. Shkak u bë fakti se kryeparlamentarja ia la fjalën ministrit Taulant Balla në një kohë kur e kishin kërkuar edhe deputetë të opozitës. “E ka kërkuar i pari fjalën. Kam respektuar replikat dhe më pas ministri”, tha Spiropali.
Kjo situatë ka sjellë ngritjen e opozitës teksa Balla fliste në foltore. U desh ndërhyrja e gardës për të ndaluar Flamur Nokën dhe deputetët e tjerë që donin t’i kalonin.
“Aq thellë do e ndjeni dhimbjen saqë në 11 Maj të gjitha humbjet e tjera do ju duken lule”, tha Balla. Ndërkohë përplasjet verbale mes Nokës, Bardhit e Ballës nuk munguan para foltores së kuvendit.
Vota e diasporës, Oerd Bylykbashi: E vonuat që t’i shkurajonit
Në seancën parlamentare po diskutohet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se akti normativ për shtyrjen e afatit të dokumenteve është i paplotë dhe diskriminues, kjo për arsye se shtetasit që jetojnë në Shqipëri nuk e kanë të njëjtën mundësi.
Sa i përket votës së diasporës, Bylykbashi tha se zgjerohet dhe bëhet më efektive vota e qytetarëve jashtë vendit.
Por Bylykbashi sqaroi se diaspora do ta ketë pa pagesë postën. Edhe sa i përket numërimit të tyre, ai theksoi se kanë garantuar standardin se “votimi administrohet dhe votat numërohen me barazpeshim politik”… Lexo më shumë
Siç rallë ndodh, Gjiknuri rendit pikat e konsensusit me opozitën
Nga foltorja e Kuvendit, Damian Gjiknuri foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe votën e diasporës. Si rrallëherë, renditi disa pika dakordësie me palën tjetër, madje duke i falenderuar këta të fundit për mirëkuptimin. Së pari u shpreh optimist për numrin e lartë të regjistrimeve të diasporës. “Ne brenda 7, 8 muajsh vijmë me një paketë ku adresojmë problemet që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Si të lehtësojmë votën e diasporës, ku realisht jemi të gëzuar që janë regjistruar shumë shtetas, një shifër që mund të shkojë në 200 mijë apo më shumë zgjedhës.“...Lexo më shumë
Nis diskutimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Tashmë duket se seanca parlamentare është futur në “shinat” e rendit të ditës. Deputeti Damian Gjiknuri po flet në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Berisha: Rama ka marrë fund përfundimisht
Pas rinisjes së seancës plenare, Berisha mbajti fjalën e tij. Ai kërkoi kthimin e Ramës në Kuvend.
“Gjëja më e vogël po ndodhi në këtë proces do përgjigjet personalisht Edi Rama, qoftë ndaj Velisë, Velicës, prokurorëve dhe gjykatësve. Kjo frikë e tmerrshme që ka kapur Edi Ramën është shumë e rrezikshme për momentin për vendin. Është iu gatshëm të marrë çdo akt pasin vetë ka marrë fund përfundimisht. Le t’i fshijë 100 herë fotot e Alex Soros, Yuri Kim apo Antony Blinken nga mediat e tij se tregon se është vetëm një ‘sfatato’ se ato ka në zemër dhe është damkosur si kukull e George Soros”, tha Berisha.
Rifillon seanca plenare në Kuvend
Elisa Spiropali: Kemi rënë të diskutojmë për ndryshimet në Kod. Ju po kërkoni të prishni seancën me çdo rast dhe në çdo rast. Ju kërkoni me çdo kusht të prishni seancën. Uluni në vend të gjithë, nuk ka nevojë, as për gardën. Të vijojmë normalisht me seancën. Sa herë nuk është për procedurë do ndërpritet, por fjalën ka të drejtë ta mbajë te diskutimi për projektligjin.
Debate në seancën e sotme parlamentare
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/parlamenti-ne-shqiperio-1024x565.jpg)