Arsenali regjistroi fitoren e tretë radhazi në Premier League. “Topçinjtë” triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Leicester në transfertë, në takimin e vlefshëm për javën e 25-të.
Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, në të dytën miqtë ishin më kërkues. Mikel Merino shkëlqeu me një dopietë të shënuar.
Mesfushori spanjoll turni rrjetën fillimisht në minutën e 81-të dhe më pas në minutën e 87-të, për t’i dhënë tre pikët skuadrës së Artetës.
Me këtë triumf, Arsenali mban vendin e dytë me 53 pikë, 4 pikë më pak se Liverpooli kryesues, por skuadra e Slot ka një ndeshje më shumë për të luajtur. /tvklan.al