Pasi refuzoi kërkesën e Presidentit amerikan Donald Trump që të strehojë përkohësisht një pjesë të palestinezëve të Rripit të Gazës gjatë rindërtimit të territorit të shkatërruar nga lufta, Egjipti po harton një plan të vetin.

Mediat vendase shkruajnë se zyrtarët e Kajros parashikojnë ngritjen e banesave të përkohshme për strehimin e banorëve të Rripit të Gazës brenda këtij territori, në kohën që punohet për rindërtimin e objekteve të shkatërruara nga lufta më shumë se 1-vjeçare izraelite kundër Hamasit.

Presidenti amerikan, Donald Tramp propozoi më 4 Shkurt që banorët e Rripit të Gazës të shpërngulen kryesisht në vendet fqinje si Egjipti e Jordania, por edhe në vende të tjerë për t’i hapur rrugë shndërrimit të këtij territori në një qendër ekonomike për gjithë Lindjen e Mesme. Trump ende nuk e ka sqaruar nëse ka ndërmend që banorët e Gazës të shpërngulen përgjithmonë.

Ky fakt ka hasur në kundërshtimin e ashpër të vendeve arabe. Kundërplani egjiptian mund të parashtrohet në një samit për Rripin e Gazës mes vendeve arabe, i njoftuar për më 4 Mars.

Tv Klan