Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pritur në Pallatin Chigi, Komisionerin evropian për punët e brendshme dhe emigracionin, Magnus Brunner, në kuadër të vizitës së tij të parë në Romë.

Në qendër te bisedimeve, ashtu sikurse pritej edhe nga deklaratat paraprake, ishin politikat migratore dhe iniciativat e ardhshme, përfshirë një rishikim për konceptin e vendeve të sigurta.

Vëmendja kryesore ishte mbi zgjidhjet e mundshme për protokollin Itali-Shqipëri, për të cilin është rënë dakord të arrihet një përshtatje operative mes shërbimeve të Komisionit dhe autoriteteve italiane.

Brunner ka theksuar se Pakti mbi Emigracionin dhe Azilin, ka një bazë të mirë, por nuk është mjaftueshëm, pasi ka disa mangësi, dhe ka bërë të ditur se do punohet për këtë gjë, e javët e ardhshme do të prezantojë një normative legjislative mbi Riatdhesimet e emigrantëve.

Por gjithashtu është diskutuar edhe mbi ide të reja që kanë te bëjnë me menaxhimin e emigracionit. Në rrjetin social “X” komisioneri i lartë i BE shkruan se Pakti mbi Azilin dhe Emigracionin është prioritet për këtë vit, dhe çdo gjë do të bëhet me shpejt.

Klan News