Pas tre refuzimesh me vendime gjykatash italiane, që i ktheu mbrapsht emigrantët nga qendra e pritjes në Gjadër të Shqipërisë, qeveria Meloni po rishikon mundësinë e modifikimit të marrëveshjes me qeverinë shqiptare për pranimin e emigrantëve.
Mediat italiane shkruajnë qeveria Meloni po diskuton miratimin e një dekreti të ri synon heqjen e kompetencave apo të juridiksionit të magjistratëve italianë për të vendosur për qëndrimin apo riatdhesimin e azilantëve që strehohen në Shqipëri.
Sipas mediave italiane, Shëngjini e Gjadri nuk do të jenë më struktura për strehimin e emigrantëve të shpëtuar nga patrullat e Marinës Italiane në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut, në pritje të përshpejtimit të procedurave kufitare.
Ata do jenë qendra të dedikuara për emigrantët e parregullt që ndodhen tashmë në qendrat e pritjes në Itali dhe që kanë një dekret dëbimi.
Gazeta Corriere della Sera shkruan se plani nuk përjashton mundësinë që kompetencat e menaxhimit t’i kalojnë Tiranës e jo më Romës.
Rishikimi i dekretit është pranuar edhe nga ana e ministrit të Çështjeve Evropiane, Tommazo Foti në një intervistë për gazetën La Republicca. Sipas tij, dekreti i ri do të miratohet përpara 25 Shkurtit, ditë kur Gjykata Evropiane e Drejtësisë të shpallë vendimin mbi paditë e gjykatave italiane kundër Melonit për përcaktimin e vendeve të sigurta të emigrantëve.
Tv Klan