Qeveria Meloni po përgatit një tjetër draftligj mbi qendrat e emigrantëve në Shqipëri për të transferuar kompetencën e së drejtës së shqyrtimit të kërkesave të azilantëve nga Roma në Tiranë, e për të sjellë në Shqipëri dhe ata emigrantë që qëndrojnë në kampet italiane.
Ekzekutivi Melonit synon jo vetëm ta bëjë operative sa më shpejt këtë marrëveshje dhe funksionuese kampet, por dhe për të çliruar kolapsin e sistemit të azilkërkuesve në Itali nga mbipopullimi me dërgimin e refugjatëve drejt Shqipërisë.
Ky draftligj mund t’i japë Shqipërisë të drejtën juridike të kampeve në Shëngjin e Gjadër, e që deri më tani sipas marrëveshjes, është nën juriduksionin italian.
Madje sipas mediave italiane synohet të shkohet më tej duke u hequr magjistratëve italianë kompetencën për të vendosur mbi qëndrimin ose ritadhesimin e azilantëve në Shqipëri.
Deri më tani, emigrantët afrikanë të dërguar në Shqipëri janë kthyer prapa në Itali brenda pak orësh duke mos përjetuar qëndrimin në vendin tonë. Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për funksionimin e qendrave pritet më 25 Shkurt, por rezultati është i pasigurt.
Qeveria Meloni, sipas gazetave italiane, po shqyrton mundësinë per një dekret të ri për të ndryshuar edhe një herë rregullat dhe për të siguruar qëndrimin e afrikanëve në tokën e shqiponjave. Ky dekret mund të thjeshtojë procedurat dhe të shmangë marrjen e refuzimeve të mëtejshme nga gjyqtarët.
Qendrat e emigrantëve në Shqipëri që u vunë në funksion në Tetor 2024 kanë mbetur të heshtura. Aktualisht, dy objektet janë një qendër pritjeje e parë në Shëngjin, ku mbërrijnë anijet dhe kryhen kontrollet më të menjëhershme dhe një qendër ndalimi ku mbahen personat në pritje të përfundimit të procedurës së shpejtë të aplikimit për azil.
Në këto orë po shqyrtohen hipoteza të ndryshme për rifillimin e transferimeve të emigrantëve, por këtë herë me një diskutim më të gjerë, që nuk përfshin vetëm të shpëtuarit në det dhe që vijnë nga vendet e përfshira në listën italiane të të sigurtëve, por edhe ata që ndodhen tashmë në qendrat e pritjes në territorin kombëtar italian.
Nga raporti për situatën gjeopolitike të kontinentit afrikan thuhet se në Libi ka rreth 700 mijë emigrantë të parregullt dhe të tjerë 700-800 mijë janë në Tunizi.
Në vitin 2026, do të hyjë në fuqi Pakti i ri i BE-së për Migracionin dhe Azilin, i cili mund t’i bëjë gjërat më të lehta për ekzekutivin duke ndryshuar rregullat për vendet e sigurta.
Klan News