Feta Fetai është një nga lojtarët shqiptarë më me prespektivë. 19-vjeçari po spikat këtë sezon me Lokomotiva Zagreb për topat e fituar në mesfushë. Fetai është ndër futbollistët më me rendiment duke u renditur i treti në botë mes lojtarëve nën 21 vjeç.

Në këtë klasifikim të publikuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport nuk janë përfshirë 5 kampionatet elitarë në Europë. Mefushori i qendrës ka një mestare 5,9 topa të rikuperuar, duke ndihmuar skuadrën kroate jo vetëm në organizimin e aksioneve, por edhe në mbrojtje.

Feta Fetai është ka luajtur disa ndeshje me Shpresat, ndërsa u grumbullua edhe nga Sylvinho në Kombëtaren A, por pa patur mundësi të aktivizohet. Fetai i cili cilësohet si Luka Modric shqiptar është nën kontratë me Lokomotiva Zagreb deri në 19 Qershor të 2027, ndërsa kartoni i tij vlerësohet 450 mijë Euro.

Tv Klan