Sergio Ramos tani ka një skuadër. Lojtari donte të qëndronte në Europë, por në fund oferta që mori dhe mos interesimi nga ekipet e kontinentit të vjetër për të e ka bërë të ndryshojë mendje.

Mbrojtësi vendosi të vijojë karrierën e tij në jashtë Europës. Mësohet se ka nënshkruar për klubin meksikan Monterrey. Ai nuk do të jetë i vetëm në këtë skuadër, pasi një ish-shoku i skuadrës, Canales me të cilin ka luajtur më parë tek Real Madrid është aty dhe shpresohet që të jetë një bazë për të gjetur një atmosferë të mirë në këtë klub.

Ramos, tashmë 38 vjeç dëshironte të luante në Europë dhe mundësisht në ndonjë skuadër që merr pjesë në Champions, qoftë në nivel edhe më të ulët se Sevilla. Por mesa duket për shkak të pagës së tij, një klub i tillë nuk u gjet.

Në Meksikë Ramos do të shkojë me parametra zero. Klubi i Monterrey do të paguajë vetëm rrogën e tij prej 4 milionë Eurosh në vit. Futbollisti fillimisht kërkonte 6 milionë, por në fund arritën marrëveshjen për Ramos për të qenë një nga lojtarët më të paguar të skuadrës. Ish-kapiteni i Real Madridit dëshiron të vazhdojë të tregojë se ka ende për t’i dhënë sportit të futbollit në fushën e lojës.

Tv Klan