Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara janë prekur nga gripi këtë sezon, dhe ky numër sa vjen e rritet sipas Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve. Raportohet se të paktën 13 mijë njerëz kanë humbur jetën në SHBA këtë sezon (përfshirë 57 fëmijë).
Afro 8% e vizitave mjekësore brenda një jave janë raportuar të kenë qenë për probleme në frymëmarrje shoqëruar me grip, që është në fakt është ndër rastet më shpesh të raportuara përgjatë dy dekadave të fundit. 45 shtete të Amerikës e kanë këtë shqetësim aktualisht.
“Është më keq se çdo grip që kemi parë deri më sot”, shprehen ekspertët shëndetësore, duke shtuar se është e vështirë të përcaktosh se llojin e gjendjes gripale. “Ngjan si mister”, thonë ata, ndërsa theksojnë se shkak mund të jetë edhe numri tejet i ulët i vaksinimeve në këtë periudhë.

Parashikohet që i gjithë ky vit të jetë i tillë, ndërsa vlen të theksohet Covid-19 nga ana tjetër ka rezultuar me më pak raste apo shtrime në spital, se viti i shkuar. Megjithatë është i nevojshëm ekzaminimi, për të kuptuar cilin nga këto viruse mbart dhe për të marrë mjekimin e duhur. S’ka rëndësi se në çfarë shkalle je infektuar, sugjerohet qëndrimi në shtëpi deerisa të ndihesh plotësisht mirë, ose mbajtja e maskës nëse zgjedh të dalësh jashtë.
Rastet më të shkumta i shkakton gripi A, që është dominant në çdo sezon, i ndjekur nga ai B në fund të dimrit ose pranverës.
/tvklan.al