Ndërkohë që sytë mund të jenë pasqyrë e shpirtit, sipas mjekëve thonjtë janë dritare e shëndetit tuaj. Dhe jo më kot! Mjekët mund t’i përdorin ato si një diagnozë për të gjitha llojet e gjendjes së trupit tonë. Duke nisur që nga sëmundjet dermatologjike, sëmundjet e veshkave e deri tek çrregullimet autoimune. Përpara se të merakoseni për bukurinë e thonjve, mirë do të ishte që të shqetësoheshit për shëndetin tuaj.
Thonjtë “daulle” alarm i kuq për diçka serioze!
Thonjtë rrënja e të cilëve është e dobët e gjatësia e tyre është e gjerë, e rrumbullakosur dhe e fryrë nuk janë aspak estetikë. Por, kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Mjekët kanë zbuluar se thonj të tillë të quajtur ndryshe si thonj “daulle” në shumicën e rasteve janë tregues të mungesës së oksigjenit në gjak. Nga ana tjetër ato lidhen me kancerin e mushkërive, por njëkohësisht mund të tregojnë një infeksion të rëndë në dhomat e mushkërive dhe valvulat e zemrës. Kjo lloj forme thoi shërben dhe për diagnostikimin e sëmundjeve që lidhen me sëmundjet e mëlçisë dhe infeksionet e mushkërisë.

Njollat e bardha në thua, mungesë vitamine apo…?!
Njollat e bardha në një pjesë të thoit në rastin më të mirë ndodhin kur jeni vrarë dikur, ose kur thoi është goditur nga një objekt i fortë. Njollat e bardhë në thonj mjekët i interpretojnë si mungesë të vitaminave dhe mineraleve. Por, nuk ka vetëm kaq! Njollat e bardha në thonjtë tregojnë dhe helmim nga minerale të forta siç është plumbi, apo dhe një gjendje kronike të lëkurës. Në rastin se të tilla njolla me kalimin e kohës zbehen në mënyrë të vazhdueshme, kjo lidhet me sëmundjen e veshkave, sëmundjen e mëlçisë dhe të diabetit.

Thonjtë e nxirë shenjë për sëmundjet kronike të zemrës?
Thonjtë e nxirë gjithashtu janë një shenjë që trupit tuaj i mungon oksigjeni. Nga ana tjetër ata mund të jenë një shenjë që tregon se mund të jeni të rrezikuar nga sëmundjet kronike të zemrës. Në rastet kur shikoni vija të errëta poshtë thonjve tuaj, mos e neglizhoni, pasi mund të jetë një shenjë që tregon se keni një lloj kanceri të lëkurës.

Myku i thonjve!
Ngjyra e verdhë e thonjve, zakonisht e thonjve të këmbës tregon një infeksion myku. Edhe pse në dukje nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse myku i këmbëve është një infeksion i zakonshëm i cili u ndodh pjesës më të madhe të njerëvze. Zakonisht ndodh kur këmba rri për një kohë të gjatë dhe të vazhdueshme e izoluar, ose e djersitur. Myku i thonjve trajtohet lehtësisht me medikamente të sugjeruara nga mjeku, por në rastet e neglizhencës problemi mund të marrë përmasa më serioze.

Thonjtë e brishtë!
Thonjtë të cilët janë delikatë, të hollë dhe që këputen janë një shenjë që tregon mungesën e hekurit në gjak, ose më saktë aneminë. Gjithashtu kjo lidhet me kequshqyerjen e mungesën e proteinave. Thonjtë delikatë janë dhe një shenjë e diabetit të reduktuar në gjak.

Mjekët kanë dalë në përfundimit se të tilla simptoma të përmendura më sipër në shumicën e rasteve shkaktohen nga stili i jetesës./tvklan.al