Kjo skenë kaotike, mes të cilës u lirua njëri prej 3 pengjeve izraelite që Hamasi i riktheu këtë të Enjte në familjet e tyre detyruan kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të shtyjë me pak orë lirimin në këmbim, të më shumë se 100 palestinezëve të burgosur në Izrael.
Teksa militantët e Hamasit i dorëzonin 29-vjeçarin izraelit Arbel Jehud, ndërmjetësuesve të Kryqit të Kuq, një trumë e madhe banorësh të Kan Junuzit i rrethuan dhe shkaktuan kaos në dorëzimin e tyre, aq sa në disa momente situata rrezikoi të dilte jashtë kontrollit.
Zyra e Netanyahut tha se do të lironte në 17.00 sipas orës lokale, mbi 100 të burgosurit palestinezë, derisa të garantohej mbërritja në Izrael e 3 pengjeve të liruar këtë të Enjte. Që pas armëpushimit janë liruar deri më tani 8 pengje në total. Pritet të lirohen edhe 17 të tjerë. Ndërsa mes 33 pengjeve që u ra dakord më 15 Janar, 8 kanë humbur jetën dhe trupat e tyre u dorëzohen familjarëve.
Për këta 33, Izraeli ka pranuar të lirojë 1900 të burgosur palestinezë në këmbim.
Tv Klan