Ushtarja izraelite Agam Berger është pengu i rradhës që lirohet nga militantët e Hamasit. 20-vjecarja ishte e para që u lirua në Xhabalia, sipas marrëveshjes së armëpushimit.

E reja iu dorëzua përfaqësuesve të kryqit të kuq, të cilët e dërguan në territorin izraelit ku u prit me entuziazëm.

Dy pengje të tjera, Gadi Moses, 80 vjeç dhe Arbel Yahud, 29, të dy të rrëmbyer  gjatë sulmeve të Hamasit  në Izrael më 7 Tetor 2023, u shfaqën duke u përqafuar me njëri-tjetrin në prani të personave të armatosur të maskuar në këtë video të publikuar nga aleati i Hamasit Xhihadi Islamik.

Pesë shtetas tajlandez gjithashtu pritet të lirohen, por nuk janë identifikuar zyrtarisht.

Pengjet u liruan këtë të enjte në këmbim të 110 të burgosurve palestinezë sipas një marrëveshjeje me faza që ndaloi luftimet në enklavën palestineze.

Klan News