Brenda ditës disa urdhra ndalimi nga gjykatat për veprimet e administratës Trump. Së pari, një gjykatës federal bllokoi për një kohë të pacaktuar shpërbërjen e USAID-it, agjencisë së ndihmës së huaj të ShBA-së, duke e konsideruar një veprim të tillë nga ana e administratës antikushtetues.

Gjithashtu gjykatësi ka urdhëruar stafin e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë të drejtuar Elon Musk për të mos shkëmbyer të dhënave personale të mbajtura nga agjencia.

“Gjykata konstaton se veprimet e njëanshme të të pandehurve për mbylljen e USAID-it ka të ngjarë të shkelin Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara,” tha gjykatësi Theodore D. Chuang i Gjykatës së Qarkut në Maryland.

Vetëm një ditë më parë u mësua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se trajtimet për HIV/AIDS-it do të mbarojnë në muajt e ardhshëm në tetë vende për shkak të ndërprerjes së ndihmës nga USAID-i.

Në një tjetër zhvillim, kreu i Gjykatës së Lartë të SHBA-së, JohnRoberts kundërshtoi retorikën e ashpër të presidentit Donald Trump kundër gjyqësorit federal të martën, një deklaratë shumë të pazakontë që erdhi pas thirrjes së presidentit për të shkarkuar gjyqtarët që veprojnë kundër tij.

“Për më shumë se dy shekuj, është vërtetuar se shkarkimi i gjyqtarëve nuk është një përgjigje e përshtatshme ndaj mosmarrëveshjes mbi një vendim gjyqësor,” tha Roberts në një deklaratë të lëshuar nga Gjykata e Lartë. “Procesi në apel ekziston për këtë qëllim.”

Deklarata e Roberts nuk e përmendi presidentin me emër, por erdhi disa orë pasi presidenti shtoi sulmet e tij ndaj gjyqtarëve federalë.

Reagimet erdhën pasi Gjykatësi i qarkut JamesBoasberg i dha afat Departamentit të Drejtësisë deri të mërkurën në mesditë për t’i siguruar më shumë informacione rreth dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm që administrata Trump ka kryer këtë fundjavë.

Klan News