Ekspertët në fushën e mjekësisë tashmë po flasin për një zbulim të ri i cili do të sjellë një revolucion jo pak të madh në shëndetësi. Bëhet fjalë pikërisht për vitaminën G. Një vitaminë e padëgjuar më parë, por që çuditërisht e kemi pasur kaq pranë. Në programin “Rudina” në Tv Klan, nutricionisti Altin Joka tregoi se çfarë është vitamina G. Sipas tij ajo përfitohet nga kontakti me tokën dhe ka shumë benefite për trupin tonë.
“Vitamina G nënkupton togëzimin, kontaktin tonë me tokën dhe funksionin identikisht si suplement vitaminash. Madje është një nga oksidantët më të fuqishëm në momentin që ne e marrim në trup sepse nxit gjithashtu dhe nivelin e homeostazës. Nuk është një lëndë ushqyese që merret nga ushqimi, as nga pijet apo rrezet e diellit, siç mund të merret ajo që ne i themi vitamina D. Pra nuk merret as nga rrezet, as nga pilulat, as nga uji i pijshëm, as nga ushqimi. Është i disponueshëm me zero kosto, pa efekte anësore dhe pa mbidozë. Në momentin që ne biem në kontakt me tokën, me këmbët zbathur, elektronet e lira nga sipërfaqja e tokës, përhapen në trupin tonë në mënyrë të menjëhershme dhe kjo bën një nxitje të antioksidantëve në të gjithë trupin tonë. Dhe këta antioksidantë duke u rritur do bëjnë që të ulet niveli i inflamacionit, pra rregullohet problemi hormonal, do të ulet niveli i stresit dhe i kortizonit i cili do të stabilizohet, do të rregullohet problemi i sheqerit në gjak. Po ashtu aktiviteti elektrik do të përmirësohet.”
Më tej nutricionisti renditi të gjitha funksionet e kësaj vitamine në trupin tonë, se si ajo lufton një sërë sëmundjesh dhe se mund të jetë një prej antioksidantëve më të mirë deri tani
“Lodhjen kronike do e kemi më të ulët. Problemet e ankthit dhe depresionit do të jenë më të ulëta. Rrahje të zemrës të stabilizuara. Ulje të nivelit të kortizonit. Stabilitetin e sëmundjeve kardiovaskulare. Sulmin e radikaleve të lira të cilat janë premisë e 82 sëmundjeve kronike. Vepron në formën e një antioksidante dhe të një vitamine, madje mund të jetë një prej antioksidantëve më të fuqishëm. Në momentin që ne jemi mbështetur në tokë përmes shputave apo këmbës, niveli i vitaminave, aminoacideve është më i përthithshëm dhe funksionon më mirë edhe zorra, edhe aspekti i mëlçisë, por ashtu ndikon në sëmundjet kardiovaskulare dhe sidomos gjumin.”/tvklan.al