Një studim i bërë së fundmi nga shkencëtarët tregon një tjetër benefit të konsumimit të çajit që nuk është bërë i ditur më parë. Gjethet e çajit funksionojnë si një filtër për të larguar metalet e rënda nga uji i pijshëm që janë shumë të dëmshme për shëndetin tonë.
Studimi ka testuar varietete të ndryshme të çajrash, si çaj jeshil, i zi, i bardhë, kamomil, çaj rooibos (çaj pa kafeinë me origjinë nga Afrikë), çaj oolong (çaj gjysmë i frementuar me origjinë nga Kina) duke konsumuar ujë që përmbajnë metale si plumbi, zink, bakër, etj.
Ekspozimi ndaj plumbit mund të çojë në probleme kronike shëndetësore, me doza të larta që shkaktojnë dëmtime të trurit dhe veshkave në rastet më të rënda.
Studimi thotë se përgatitja e filxhan çaji mund të largojë deri në 15% të metaleve nga uji.
“Duke pirë çaj, njerëzit nuk kanë nevojë të bëjnë diçka tjetër extra. Thjesht vendosni gjethet e çajit në ujë dhe lërini aty, dhe ato do t’i largojnë metalet natyralisht”, tha Benjamin Shindel, autor i studimi.
“Gjethet e çajit kanë një sipërfaqe të lartë aktive, e cila është një veti e dobishme për një material adsorbues dhe ajo që i bën gjethet e çajit të veprojnë me shpejtësi në largimin e metaleve nga uji juaj”, tha Benjamin Shindel.
Ai gjithashtu theksoi prakticitetin e procesit me çajin që është pija më e konsumuar në botë me 6.5 milionë tonë të konsumuar në vitin 2022.
Transformimi i gjetheve të çajit rrit aftësinë e tyre për t’u lidhur me substanca të caktuara, ku çaji i zi është pak më efektiv se varietetet e tjera.
Bluarja e gjetheve gjithashtu duket se përforcon efektin, duke zgjeruar sipërfaqen e përgjithshme që mund të kap metalin.
/tvklan.al