E gjithë Europa duhet të ndjekë Danimarkën dhe të ndalojë celularët së përdoruri në shkolla. Kështu ka deklaruar kryetari i Komisionit të Mirëqenies në Danimarkë.
Rasmus Meyer tha se heqja e celularëve nga shkollat u dha të rinjve një “pauzë” nga jeta online, duke i mësuar si të jenë pjesë e komuniteteve.
Komisioni publikoi një raport muajin e kaluar duke rritur alarmin mbi dixhitalizimin e jetëve të fëmijëve dhe të rinjve. Mes 35 rekomandimeve, ishte edhe një që të ndalohej përdorimi në shkolla. Komisioni tha se fëmijët nën 13 vjeç nuk duhet të kenë smartfon ose tablet.
Meyer kërkoi përmes një interviste në The Guardian që ndalimi i celularëve të aplikohet edhe në legjislacionin europian.
Fëmijët që nuk u lejuan me celular në shkollë kishin vëmendje më të mirë, ishin më të mirë në lojërat me njëri-tjetrin dhe më të qetë gjatë mësimeve.
Sipas të dhënave nga komisioni danez, 94% e të rinjve kanë një profil në rrjetet sociale para se të mbushin 13 vjeç, pavarësisht se ky është në fakt minimumi i moshës që lejohen të kenë llogari në rrjetet sociale.
Sipas të dhënave në Danimarkë nga moshat 9 deri në 14 vjeç qëndronin mesatarisht tre orën në TikTok dhe YouTube./tvklan.al