Nxehtësia e Diellit mund të ndihmojë në parashikimin e tërmeteve. Temperatura luan rol në aktivitetin sizmik të Tokës dhe ndryshimet e saj ndikojnë në fenomene zinxhirë që kanë peshë dhe shtysë tek tërmetet, veçanërisht ata që gjenerohen në thellësi shumë të mëdha.
Konfirmimi vjen nga një studim i fundit nga disa universitete japoneze, publikuar në revistën shkencore Chaos.
Nxehtësia, shpjegojnë autorët, ka ndikim mbi temperaturat atmosferike, që më pas influencojnë karakteristikat e shkëmbinjve dhe ujërave nëntokësore.
Këto mund ti bëjnë shkëmbinjtë më të brishtë dhe të predispozuar ndaj frakturave, modifikimit të reshjeve, shkrirjes së borës e akullnajave, duke ndryshuar presionin e ushtruar mbi pllakat tektonike.
Grupi kërkimor u bazua mbi modele matematikore dhe simulime në kompiuter për të analizuar lidhjen mes aktivitetit diellor, atë sizmik dhe temperaturat tokësore.
Shkencëtarët kanë eksperimentuar teorinë duke rezultuar analiza të sakta në parashikimin e tyre, veçanërisht për tërmetet pranë sipërfaqes së tokës.
Klan News