Është zbuluar një pjesë e re e sistemit imunitar dhe sipas shkencëtarëve, është një ‘minierë ari’ për antibiotikët potencialë.
Ata kanë demonstruar një pjesë të trupit që riciklon proteina se ka një ‘opsion’ sekret i cili mund të prodhojë një arsenal për eliminimin e baktereve, shkruan BBC.
Shkencëtarët izraelitë thonë se kjo shndërron dijet tona për mbrojtjen nga infeksioni. Gjithashtu përbën një hapësirë të re për të kërkuar për antibiotikë që luftojnë me superbakteret të cilat po i rezistojnë barnave aktuale.
Zbulimi përqendrohet te proteazomi, një strukturë e imët në çdo qelizë të trupit. Roli i saj është zbërthimi i proteinave në pjesë më të vogla që mund të riciklohen për të prodhuar të reja.
Në eksperimentin e përshkruar me hollësi në Nature, proteazomi e dallon kur qeliza infektohet nga bakteri. Aty ndryshon strukturën dhe rolin. Proteazomi transformon proteinat e vjetra në armë që mund të çajnë shtresën e jashtme të baktereve për t’i vrarë.

Ekipi i shkencëtarëve kaloi një proces që e quajtën “zhytje në kosh” për të zbuluar antibiotikët natyralë. Ata u testuan në bakteret e kultivuara në laborator dhe te minjtë me pneumoni e sepsis. Shkencëtarët thanë se morën rezultate të krahasueshme me antibiotikët e përcaktuar.
Kur ata morën qeliza në laborator dhe çaktivizuan proteazomin, u infektuan më lehtë me baktere si Salmonella.
Daniel Davis nga Imperial College London tha se zbulimi është “provokues dhe shumë interesant”, por paralajmëroi se është një ide që “duhet ende të testohet” dhe do të nevojitet kohë.
Në botë, më shumë se një milion njerëz në vit vdesin nga infeksionet që janë rezistente ndaj antibiotikëve. Pavarësisht nevojës, kanë munguar kërkimet për zhvillimin e antibiotikëve të rinj që plotësojnë kërkesat./tvklan.al