Spiker: Reis Çiço

Headlines 16 Shkurt 2025

Rama: Trump, akti më bujar i zotit për t’i dhënë një shans Europës që të zgjohet

Kryeministri Edi Rama e konsideron rizgjedhjen e Trampit si një akt bujar të Zotit për t’i dhënë një shans Europës që të zgjohet. Nga Konferenca e Sigurisë ai theksoi se kjo duhet të shërbejë gjithashtu që Brukseli të shtojë ritmin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor.

Marta Kos: Negociatat me Shqipërinë i mbyllim në vitin 2027, antarësimi i plotë varet nga vullneti politik

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos është optimiste se Shqipëria dhe Mali i Zi do ti mbyllin negociatat e anëtarësimit brenda vitit 2027. Por ajo thotë anëtarësimi i plotë do te varet më pas nga vullneti politik i gjithë vendeve anëtare të BE.

Erion Veliaj ankimon në apel vendimin për burgosjen. Kryebashkiaku kërkon një masë më të butë sigurie

Kryetari i Bashkise se Tiranës ankimon në Gjykaten e Apelit vendimin e shkallës së parë që e izoloi në qeli. Përmes avokatit, Erion Veliaj kërkon një masë më të butë sigurie, ndërsa më parë ka ofruar për këtë edhe garanci pasurore. 

 ‘’Kombinat-Plepa’’, kryhet 25% e punimeve në lotin e parë. ARRSH: Rruga, gati për qarkullimin në maj 2026

Kryhen 25% e punimeve në lotin e parë për rikonstruksionin e rrugës së vjetër Tiranë – Durrës. ARRSH thoTë se rruga, krahas rikonstruksionit, do të zgjerohet në 12.5 metra dhe pritet të jetë gati para sezonit veror të 2026-ës.

Raporti BE: Zhurmat në qendrat urbane, problem. 65% e banorëve të Tiranës të shqetësuar nga ndotja akustike

Një raport i Komisionit Europian veren se ndotja akustike është një prej problemeve kryesore në qytetet e mëdha. Sipas raportit edhe qendra e Tiranës renditet për nivelin e zhurmës në krah të kryeqyteteve të mëdha europiane.

11 Speleologët shqiptarë nisin ekspeditën në 127 metra thellësi në liqenin termal në Leskovik

Pas zbulimit ne Shqiperi te liqenit me te madh nentokesor termal ne bote, 11 speleologet kane zbritur ne 127 metra thellesi per te matur nivelin e gazit e te sfuqurit. TV KLAN sjell pamjet ekskluzive te ekspedites.

Takimi SHBA-Rusi në Arabinë Saudite për paqen në Ukrainë, përjashtohet BE. Macron thërret samit urgjent

Marko Rubio do të kryesojë delegacionin amrikan në takimin me Rusinë për paqen në Ukrainë që do të mbahet javën e ardhshme në Arabinë Saudite. Për takimin nuk ka ftesë ende për Kievin, ndërsa përjashtohet Europa. Makron thërret në takim urgjent liderët e BE.

/tvklan.al