#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Në pjesën e tretë të emisionit “Opinion” në Tv Klan ritransmetohet dokumentari “Prishtina tjetër”. Një dokumentar i cili takon 24 orëshit të parë, kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë pa u larguar ende trupat serbë. Ky dokumentar tregon momentet e para të forcave të NATO-s. Prishtina ishte e zbrazur, trupat serbë ende ishin në qytet, por të mbyllur në kazerma. Kamera e Televizionit Klan udhëtoi në atë kohë nga Tetova në drejtim të malësisë së Drenicës me Hashim Thaçin kryetarin e qeverisë së parakohshme të Kosovës.