#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të marte i kushton homazhe Pavarësisë së Kosovës. Më 17 Shkurt Kosova festoi 17 vjetorin e Pavarësisë. Ndërkohë që në fund të Marsit bëhen plot 26 vite që nga ndërhyrja e NATO-s. Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit ritransmetohet dokumentari “72 orët e Pavarësisë së Kosovës”, i cili është një dokumentar që është realizuar kur Televizioni Klan ka mbuluar krejtësisht Pavarësinë e Kosovës. Një dokumentar i cili është realizuar 48 orë pas shpalljes së Pavarësisë. Ky është ndoshta i vetmi dokumentar që përcjell frymën, , entuziazmin, shpresën dhe krenarinë e gjithë shqiptarëve për këtë ditë të madhe.