Festivali në Pallatin e Koncerteve
“Po kaloj një periudhë të vështirë”, Rozana Radi dedikon kupën e fitores: Françesk Radi, për ty!
“Akoma”, kënga e Rozana Radit dhe Sany Dimitri është triumfuesja e “Këngës Magjike” në edicionin e 24-t të festivalit. Kampionia më jetëgjatë e tij, Marsela Çibukaj u dorëzoi kupën e fitores dy artistëve që bashkuan dy kultura e gjuhë në një këngë që mori votat e jurisë, artistëve e publikut.
Ndërsa hynë fitimtarë në skenë duke ngritur lart kupën, Rozana u shpreh se ndodhet në një periudhë të vështirë, por e gjen forcën për të fluturuar. Këtë kupë ajo ia dedikoi xhaxhait të saj të ndjerë, Françesk Radit.
Rozana Radi: Kjo është kupa juaj, e publikut të mrekullueshëm shqiptar, e muzikës që bashkon popuj, që nuk njeh kufij, që nuk njeh asgjë. Unë Ardit po kaloj një periudhë jo të mirë në jetën time me thënë të drejtën, por jam mësuar të fluturoj lart dhe të mos shikoj gjëra që më pengojnë, gjëra që më shqetësojnë, gjëra që më bëjnë të qaj kështu që do t’u thoja të gjithë vajzave dhe djemve të rinj, fluturoni sa më lart. Këtë kupë dua t’ia dedikoj një njeriu që dha shpirtin për muzikën, i cili sot duhet të ishte këtu me mua, ai nuk është më këtu. Françesk Radi, kjo është për ty, faleminderit për muzikën!
Sany Dimitri: Faleminderit shumë! Së pari, falenderoj të gjithë artistët që morën pjesë në këtë festival. Është një nder të jem këtu dhe një kënaqësi e nder i madh. Nuk di ç’të them tjetër.
Rozana Radi dhe Sany fitojnë “Këngën Magjike 2024”!
Rozana Radi dhe Sany janë fituesit e edicionit të 24-t të “Kënga Magjike 2024”! Kënga “Akoma“mori kupën e fitores së festivalit magjik me 1452 pikë.
Në vend të dytë ata u ndoqën nga Eneda Tarifa dhe Ronela Hajati.
Pikët e publikut ishin vendimtaret që përcaktuan fituesit e vendit të parë, të dytë dhe të tretë duke ndryshuar renditjen.
Juria dhe artistët votuan: Si renditen finalistët e “Kënga Magjike 2024”
Në natën finale të “Kënga Magjike 2024”, juria dhe artistët e kanë dhënë vlerësimin e tyre me pikë për këngëtarët finalistë. Por kjo nuk është renditja finale pasi fjalën e fundit do ta thotë publiku për fituesin e “Kënga Magjike”.
Më poshtë ju njohim me renditjen e “Top 10” nga vlerësimi i jurisë dhe artistëve:
1.Rozana Radi dhe Sany – 1256 pikë
2.Eneda Tarifa – 1230 pikë
3.Pirro Çako dhe Arilena Ara – 1200 pikë
4.Jonida Maliqi – 1064 pikë
5.Kamela Islamaj – 1011 pikë
6.Ronela Hajati – 957 pikë
7.Era Rusi – 806 pikë
8. Fifi – 709 pikë
9.Tiri Gjoci – 707 pikë
10.Aurel Thellimi – 634 pikë
Inteligjenca Artificiale “i vjedh” Ardit Gjebreas punën që di të bëjë më mirë…
Zgjidhni fituesin e “Kënga Magjike 2024”, hapet televotimi për artistët finalistë
Është hapur votimi për të zgjedhur fituesin e “Kënga Magjike 2024”. Publiku mund të votojë për artistin e tij të preferuar përmes kodit të tij përkatës. Më poshtë gjeni kodet e yjeve të festivalit magjik. Mos harroni, dërgoni si mesazh kodin e artistit në numrin: 068 222 8 222.
- Klinti Çollaku – KODI 01
- Kamela Islamaj – KODI 02
- Ronela Hajati – KODI 03
- Rozana Radi & Sany – KODI 04
- Lore – KODI 05
- Frank – KODI 06
- Sareta Bega – KODI 07
- Jet – KODI 08
- Xheisara – KODI 09
- Era Rusi – KODI 10
- Dylan – KODI 11
- Doa – KODI 12
- Stine – KODI 13
- Blerina Braka – KODI 14
- Lorenc Hasrama – KODI 15
- Eneda Tarifa – KODI 16
- Martin Pano – KODI 17
- Stiv – KODI 18
- Tiri Gjoci – KODI 19
- Arsi Bako – KODI 20
- Aurel Thellimi – KODI 21
- Jonida Maliqi – KODI 22
- Fifi – KODI 23
Ardit Gjebrea emocionon me fëmijët me aftësi ndryshe
Kujtimi i paçmueshëm, Xheisara zbulon shtatzëninë në “Këngën Magjike”! Mëson gjininë nga dritat e skenës!
Xheisara është një ndër këngëtaret e kategorisë “New Artist” që garon në “Këngën Magjike” me “Më e fortë”. Ajo ia ka dalë të mbërrijë deri në natën finale të festivalit magjik që transmetohet në Tv Klan.
Ndërsa hyn në skenën e Pallatit të Koncerteve, drejtuesi dhe producenti Ardit Gjebrea e ndal fillimisht për një bisedë. Fillimisht, ai i kërkon që të gjejë në sallë familjarët e saj dhe Xheisara dallon menjëherë nënën dhe tezet. Xheisara zbulon se nëna banon në Burrel, por i ka bërë një premtim se do të jetojë me të nëse ajo plotëson një dëshirë.
Një nga asistentët drejtohet te nëna e Xheisarës dhe i lë në dorë një dhuratë. Ajo e hap dhe dallohen një palë këpucë të vogla, të bardha.
Por nuk mbaroi me kaq. Skena e Pallatit të Koncerteve u ngjyros me rozë e të kaltër për të zbuluar gjininë. Lexo më shumë
Lore rrëmben çmimin “Best New Artist”
Ardit Gjebrea dhe Anxhela Peristeri kanë dhënë çmimin “Best New Artist” në Kënga Magjike 2024, çmim ky që u fitua nga Lore, si këngëtarja më e mirë e re.
Lore u ngjit në skenë e emocionuar për vlerësimin me këtë çmim.
“Është nder shumë i madh për mua të jem në këtë skenë. Ta ndaj këtë skenë me artistët me të cilët jam rritur dhe me artistë që janë kolegë të mi sot. Dua të bëj një falënderim special për trupën time, për ekipin tim. Unë shkëlqej sepse trupa ime shkëlqen, ndaj mund të them që falënderimet shkojnë për Alban Kondi, Fabian Basha, Genc Osmani, Eugen Herri, faleminderit shumë. Faleminderit Ardit, jurisë dhe gjithë publikut që më ka votuar”, u shpreh Lore.
“Për ne yjet ndizen lart” ishte kënga me të cilën Lore performoi në Kënga Magjike 2024.
Nëna dhe “Sony Music Entertainment” befasojnë Jett në “Kënga Magjike”
Artisti Jett është vlerësuar nga gjiganti “Sony Music Entertainment” në natën finale të “Kënga Magjike 2024”. Për t’ja dorëzuar çmimin, në skenë ka ardhur përfaqësuesi ekskluziv i kompanisë për Ballkanin Perëndimor, i cili është shprehur se Jett është i jashtëzakonshëm.
Ardit Gjebrea: Ka një tjetër mesazh për ty, do të ftoj në skenë skenë drejtorin e “Menards Records”, përfaqësues ekskluziv i “Sony Music Entertainment” për Ballkanin Perëndimor, Branko Konvjenoviç... Lexo më shumë
Nata finale, Rozana Radi & Sany fitojnë Kënga Magjike 2024
Rozana Radi dhe Sany me këngën “Akoma” janë fitues të edicionit të 24 të festivalit Kënga Magjike që erdhi drejtpërdrejt në ekranin e Tv Klan.
Ata u shpallën fitues në një garë të fortë nga votat e vetë këngëtarëve, jurisë dhe publikut.
Eneda Tarifa me këngën “Më fort” u rendit e dyta ndërsa çmimi i tretë shkoi për Ronela Hajatin me këngën “Labirinth”.