Raportim Live
22:40, 4 Dhjetor 2024

Festivali Kënga Magjike, Nata e Parë Gjysmëfinale

22:30, 4 Dhjetor 2024

As Londër, as Paris! Spektatorja i thotë “po” propozimit për martesë në skenën e “Këngës Magjike!”

Në një hapësirë të natës së parë gjysmëfinale të “Këngës Magjike” në Tv Klan, moderatori Ardit Gjebrea kërkoi një vajzë nga publiku për të bërë reklamën e një produkti. E ndërsa bashkëprezantuesja Matilda Mcini pikasi Klean dhe më pas e mori jashtë sallës, Gjebrea shpjegoi se e vërteta qëndron ndryshe.

Klea shoqërohet nga i dashuri, Adi i cili jeton në Gjermani. Nëna e tij u nda nga jeta kur ai ishte 21 vjeç dhe ishte e sigurt që i biri do të gjente dashurinë e jetës.

Një ditë vere në plazh, buzëqeshja e një vajze i mori mendjen. Me disa manovra, ata u njohën dhe sot kanë 3 vite. Klea ka kohë që pret propozimin në Londër a Paris, por jo, ai u realizua pikërisht në skenën e “Këngës Magjike” në Pallatin e Koncerteve!

Ndërsa ajo u ngjit në skenë me Matilda Mcinin për ‘të prezantuar’, Adi u gjend pas saj, i gjunjëzuar dhe me unazën në dorë. E kapur në befasi, Klea shpërthen në lot gëzimi ndërsa përgjigjja s’mund të ishte ndryshe veçse “po!”

21:55, 4 Dhjetor 2024

Një këngë për dashurinë, mosha e artistes më të re në kategorinë “Big” habit Gjebrean

Martina Serreqi arriti të rrëmbejë 5 butonë të gjelbër nga juria e “Këngës Magjike” në natën e parë gjysmëfinale që transmetohet në Tv Klan. “Ç’ka  thotë për mu” duket se i solli fat pasi i siguroi  një vend të përhershëm në kategorinë “Big”.  Një këngë dashurie dhe e fuqishme, por Gjebrea dhe Marsela Çibukaj habiten kur dëgjojnë moshën fare të re të Martinës.

Marsela Çibukaj: Është një këngë me peshë kjo, unë e kam thënë kur e kemi dëgjuar edhe më parë, në studion e  së “Dielës Shqiptare”. Është një këngë me sigurri që tregon një histori që ndoshta  një vajzë kaq e re është herët për ta përjetuar, por Martina…

Ardit Gjebrea: Sa vjeç je ti?

Martina Serreqi: Unë jam 19 vjeç.

Marsela Çibukaj: Eh, shpresoj që mos të ketë…

Ardit Gjebrea: Herët!

Marsela Çibukaj: E  pra, shumë herët!

Martina Serreqi: Por edhe ne dimë të dashurojmë.

Marsela Çibukaj: Po sigurisht, unë shpresoj mos të vuani.

21:50, 4 Dhjetor 2024

Nuk mundi të kalojë në kategorinë “Big”, Reinaldo ‘përplaset’ me jurinë e “Kënga Magjike”

Reinaldo Gaci me këngën “Të huaj” nuk ka mundur të sigurojë votat e jurisë për tw prerë biletën e tij për të votuar e për t’u votuar njësoj si artistët “Big” në “Këngwn Magjike”.

Më tre të kuqe dhe dy jeshile Reinaldo ka pasur ‘përplasje’ me jurinë ku ka kundërshtuar DJ Sardin i cili mendon se këngëtari e humbi rritmin e këngës.

DJ Sardi: Dua t’i bëj një pyetje Reinaldos sot, apo jo?

Reinaldo Gaci: Isha shumë në rritëm.

DJ Sardi: Po pse ke menduar se kënga jote është ‘kondra tempo’?

Reinaldo Gaci: Këtë se them unë e thua ti

DJ Sardi: Jo e ke thënë, prandaj unë të them ishe në rritëm…

Reinaldo Gaci: Po isha shumë në rritëm dhe ti më dhe të kuqe.

DJ Sardi: Dhe diku dole edhe nga rritmi. Duhet të mendosh kur ne të japim sugjerime ti duhet të jesh më i përulur dhe të dëgjosh. Ti ke një dëshirë të imponohesh dhe kjo më vjen keq për ty. Sugjerimet nga të tjerët merri dhe nëse të pëlqejnë përdori.

Reinaldo Gaci: Nuk mund të vihet në dyshim që unë këndoj që 8 vjeç.

DJ Sardi: Këtë e di unë. Sugjerimet ti nuk i pranon.

Reinaldo Gaci: Po ti nuk je vokalcoachi im, kështu që unëmund të të marr parasysh diçka tjetër jo të më mësosh të këndojë.

DJ Sardi: Po mir thuaj vokalcoach-it tënd a ishe në rritëm apo jo. A ka këngë jashtë rritmit apo’ kondra tempo’ siç i thua ti. Unë e kam me studim muzikën, ndërsa ti e ke me të dëgjuar. Unë mbase kam munguar në lëndën e ‘kondra tempos’ e mbase ti mund të më iluminosh.

Reinaldo Gaci: Unë të bëj një sugjerim që të shkosh në Neë York ku e kam bërë unë me producenten time të marrësh disa leksione se si ndërtohet një këngë soul arenbi.

Gjithashtu kundërshtime pati edhe me Andi Vrapin i cili u shpreh se kënga e Reinaldos është e bukur për t’u dëgjuar në makinë apo në shtëpi, por për në Pallatin e Kongreseve sipas mendimit të tij ishte e mërzitshme.

Andi Vrapi: Unë nuk dua ti hy fare detajeve teknike. Kënga është një këngë që do ta dëgjoja në makinë, në shtëpi, në palestër, por në Pallat të Kongreseve meë fal por ishtë shumë ‘boring’. Krahasuar me performancat e New Artist të tjerë ishte shumë ‘boring’. Unë po e shihja gjysmën e sallës që ishte në telefon.

Reinaldo Gaci:Dëgjoje në krevat më mirë me një gotë vetë.

Ardit Gjebrea: Jam kurioz se çfarë do ti thuash Kleartit. (Qesh)

Andi Vrapi: Ardit se e tha për gotë vere dhe është hera e dytë që ma përmend gotën e verës dhe besoj qëq është një pije që nuk duhet ta përmendësh më ti.

Reinaldo Gaci:Patjetër një gotë verë me ty do të ishte fantastike.

Andi Vrapi: Kurrë! Renaldo është më vonë propozimi.

21:45, 4 Dhjetor 2024

BIG përgjithmonë në “Kënga Magjike”! Martina Serreqi rrëmben zemrat e jurisë me “Ç’ka thotë për mu”

Me këngën “Ç’ka thotë për mu”, artistja Martina Serreqi ka kaluar në kategorina “BIG përgjithmonë” në “Kënga Magjike”. Me 5 jeshile nga juria, Gjebrea i ka uruar Serreqit mirë se ardhjen në të mëdhenjtë e muzikës shqiptare.

Ardit Gjebrea: Kalon në kategorinë “BIG përgjithmonë”. Mirë se erdhe në të mëdhenjtë e muzikës shqiptare.

Marsela Çibukaj: Është një këngë me peshë që tregon me siguri që ndoshta një vajzë kaq e re është herët për ta përjetuar…

Ardit Gjebrea: Sa vjeç je ti?

Martina Serreqi: Unë jam 19 vjeç. Edhe ne dimë të dashurojmë.

Marsela Çibukaj: Sigurisht, por shpresoj të mos vuani. Martina i dha të gjithë shpirtin kësaj kënge dhe duhet vlerësuar që këta të rinj interpretojnë me gjithë shpirt këngë të bukur.

21:36, 4 Dhjetor 2024

Një sukses i “Mam, po ti?” Sareta Bega pret biletën e saj të suksesit

“Një biletë” titullohet kënga e Sareta Begës me të cilën konkurron në “Kënga Magjike”. Sareta nuk është emër i panjohur pasi e kemi parë në “Mam, po ti?”, rubrika e famshme muzikore e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Ajo arriti të presë biletën e saj për të kaluar nga “New Artist” në kategorinë “Big”.

Sareta: Babi, mami kjo është për ju!

Ardit Gjebrea: Unë jam shumë krenar për ty, realisht jam shumë krenar për ty, qëkur ke ardhur në “Mam, po ti?”, Sareta është e vetmja që në një gatë ku 99%  zgjodhën këngë të huaja, Sareta ishte e vetmja që këndonte vetëm shqip

Marsela Çibukaj vlerësoi gjithashtu këngën dhe vokalin e Saretës.

Marsela Çibukaj: Mendoj që është një nga refrenet  më të bukura që të gjithë mbajmë mend, edhe ne si juri këtu kur bëhet fjalë për  festivalin e 2024 të “Këngës Magjike”, kështu që shoqëruar edhe me një zë siç e tha Klearti, të fuqishëm, janë korniza perfekte.

21:33, 4 Dhjetor 2024

Juria i jep “dritën jeshile”, Rei Bezhani fiton statusin BIG përgjithmonë në “Kënga Magjike”!

Rei Bezhani ka fituar statusin “BIG përgjithmonë” në “Kënga Magjike” me konkurrimin e tij në natën e parë gjysëmfinale. Bezhani ka “rrëmbyer” zemrën e jurisë, të cilët e kanë vlerësuar me 5 jeshile.

Ardit Gjebrea: Mirë se erdhe në kategorinë BIG të Kënga Magjike!  

Rei Bezhani: Mirë se ju gjeta!

Andi Vrapi: Ah më në fund! Unë e kam thënë dhe tek “E diela shqiptare” që rasti i Rei Bezhanit është unik sepse ka bërë çudira. Unë jam i zhgënjyer sepse do të doja që të mos kërcente vetëm me të dashurën në skenë, por t’i shkonte vajzave të tjera, por e mirëkuptoj në këtë rast.

Rei Bezhani: Nuk kam çfarë të bëj, është konflikt interesi. Edhe po të dua, nuk mundem.

21:25, 4 Dhjetor 2024

Toleranca zero në “New Artist” ! DJ Sardi voton rishtazi me buton të kuq

Nata e parë gjysmëfinale e “Këngës Magjike” ka nisur aktin e kategorisë “New Artist”. Ata që marrin shumicën  e butonave të gjelbër fitojnë të drejtën për të votuar dhe për t’u votuar. Grupi Threex e fitoi këtë status, edhe pse mori një buton të kuq nga DJ Sardi.

Por duket se ai sonte do të tregohet mjaft i ashpër. Edhe për Marinelën pati 4 butona të gjelbër, por DJ Sardi zgjodhi sërish të kuqin për një arsye të fortë.

Ardit Gjebrea: Prapë të kuqe Sardi?

DJ Sardi: Ardit, unë sot nga New Artist dua maksimumin.

Ardit Gjebrea: Urdhëro?

DJ Sardi: Dua maksmumin sot nga New Artist. Nuk do të toleroj as minimumin e lëvizjes së intonacionit.

Ardit Gjebrea: Po tolerojnë 4 të tjerët.

DJ Sardi: Është zgjedhja e tyre. Kjo është mirë edhe për vajzën që ta ridëgjojë veten dhe të përmirësojë gabimet e veta.

Ardit Gjebrea: Marselë?

Marsela Çibukaj: Marinela vjen si një engjëll në mes të skenës, e këndon me shpirt këngën e saj, i falet edhe një luahtje e vogël intonative, por në fund thelbi  është që Marinela ka një zë të fuqishëm dhe unë për këtë e vlerësova, në një  baladë, sigurisht jo të jashtëzakonshme, është një baladë e bukur, e ëmbël, por më të bukure e bëri zëri yt kështu që jeshilja është mëse e merituar.

21:05, 4 Dhjetor 2024

Për vogëlushen me ëndrra të mëdha, monologu i jetës së Matilda Mcinit: Ti ia dole!

20:45, 4 Dhjetor 2024

Nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike”, si do të funksionojë televotimi

Formula e votimit në “Kënga Magjike” e cila do të transmetohet në Tv Klan konsiston në peshën 55% nga artistët dhe juria e publiku në 35%. Siç ka shpjeguar më herët producenti dhe drejtuesi Ardit Gjebrea, do të dalin 20 këngët finaliste, top 10 dhe 3 çmimet e para.

Për televotimin ka një numër në të cilin dërgohet një mesazh me kodin e artistit. Me përfundimin e kategorisë New Artist, do të kemi edhe numrat e secilit prej tyre. Nga momenti që do të hapet televotimi, afati për të mbështetur të preferuarin është deri nesër në përfundim të “Aldo Morning Show”.

Ardit Gjebrea: Edhe këtë vit, juria, e cila do të përcaktojë artistët që do të këndojnë në finalen e ditës së shtunë, do të jetë gjithëpërfshirëse. Votojnë vetë këngëtarët për njëri-tjetrin, votojnë pesëshja e jurisë dhe në fund do të bashkohet edhe vota  e publikut.

Matilda Mcini: Për votimin e publikut kemi një numër One 0682228222 ku ju mund të nisni vetëm një mesazh me kodin e artistit për të cilin doni të votoni.

Ardit Gjebrea: Kodet e artistëve varen nga kategoria New Artist. Të shohim se cilët do të marrin sonte shumicën e butonave jeshilë nga juria duke fituar të drejtën për të votuar dhe për t’u votuar.

Matilda Mcini: Në fund të kategorisë New Artist, do të kemi të qartë edhe kodet e artistëve për t’u votuar.

Ardit Gjebrea: Votimi fillin në fund të mbrëmjes dhe zgjat deri nesër në orën 09:00, në përfundim të programit “Aldo Morning Show”.

19:44, 4 Dhjetor 2024

Kënga Magjike 2024 (Nata e Parë Gjysmëfinale)

 #musicistheanswer #kengamagjike

4 Dhjetor 2024 – U mbajt në Pallatin e Koncerteve Nata e Parë Gjysmëfinale e Këngës Magjike 2024.

Në skenë u ngjitën 22 artistë, nga të cilët 21 këngëtarë do të votohen me SMS nga publiku deri të enjten në orën 09:00, në numrin 068 222 8 222.

Ky është edicioni i 24-t i Këngës Magjike.


/tvklan.al