Në natën finale të “Kënga Magjike 2024”, producenti Ardit Gjebrea ka dhënë lajmin e mirë për artistët e rinj që konkurrojnë në festival.

Gjebrea ka thënë se në sallën e Pallatit të Koncerteve ndodhen 2 drejtorë të përgjithshëm të 2 brendeve ndërkombëtare, të cilët do të japin nga një çmim që lidhet me kompaninë e tyre duke ju ofruar artistëve të rinj një kontratë me fokus distrubucionin, promocionin dhe monetizimin e produkteve që do të projektojnë së bashku.

Ardit Gjebrea: Kategoria “New Artist” këtë vit ka tërhequr vëmendjen e veçantë jo vetëm të publikut shqiptar, por edhe të brendeve ndërkombëtare dhe sonte në sallë kemi dy drejtorët e përgjithshëm që përfaqësojnë 2 entitete të rëndësishme në botën e diskografisë botërore.

Ata do të japin secili nga një çmim që lidhet me kompaninë e tyre duke ju ofruar artistëve të rinj një kontratë me fokus distribucionin, promocionin dhe monetizimin e produkteve që do të projektojnë së bashku. Është ky një fat për artistët e rinj.

/tvklan.al