Bashkëprezantueset e “Këngës Magjike” e cila transmetohet në Tv Klan, janë zhvendosur në prapaskenën e Pallatit të Koncerteve për të zhvilluar një bashkëbisedim të shkurtër me artistët e parë “Big” që çelën mbrëmjen. Klinti Çollaku, Kamela Islamaj, Ronela Hajati, Rozana Radi dhe Sany Dimitri rrëfejnë emocionet e para dhe njëzëri pranojnë se netët gjysmëfinale janë më emocionueset sepse është hera e parë në skenën e madhe.
Ndërsa për Ronelën dhe Rozanën, nuk është hera e parë që garojnë ndaj Selin Bollati ka një pyetje për të zbuluar një sekret tyrin profesional.
Selin Bollati: Si të dallojmë një artist që prezencën e tij në një festival e ka më të rëndësishme sesa synimin për çmimin e parë?
Ronela Hajati: Nga fytyra. Unë në gjithë pjesëmarrjet e mia nuk kam pasur asnjëherë synim fiks fitoren e çmimit të parë. Gjithmonë kam pasur synim që kënga të bëhet hit, ta pëlqejnë njerëzit, mendoj se vlen sa shumë çmime të para kështu që kam përshtypjen kam të njëjtën fytyrë si para shumë vitesh.
Selin Bollati: Po për ty Rozi?
Ronela Hajati: Po dallojnë ata që vijnë se ka raste vijnë me badigardë, nuk të flasin, vijnë me 5 vetë, vijnë me 40 vetë./tvklan.al