Raportim Live
23:30, 5 Dhjetor 2024

Festivali në Pallatin e Koncerteve

23:25, 5 Dhjetor 2024

Doa, artistja gjermano-iraniane me zemër shqiptare: Flas 5 gjuhë e gjysmë…

Doa është një nga artistet që vjen si stoli në këtë edicion të “Këngës  Magjike”. Në një bashkëbisedim me drejtuesin dhe producentin e spektaklit, Ardit Gjebrean, ajo zbulon se emri i saj i vërtetë është Shejda.

Ajo që habit më shumë publikun në sallë por edhe këdo që  po ndjek transmetimin përmes platformave të Tv Klan,  është fakti që Doa s’është shqiptare por ka 17 vite që jeton këtu. ” Me origjinë jam iraniane-gjermane, por me zemër jam shqiptare”,  shpjegon ajo.

Ardit Gjebrea: Ti e ke mësuar kaq mirë shqipen sa askush nuk besoj që ti nuk je shqiptare.

Doa: Çfarë t’i bëjmë?

Ardit Gjebrea: Çfarë të bëjmë, çfarë të bëjmë! Sa gjuhë di?

Doa: 6… 5 e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Ajo gjysma më intereson.

Doa: Ajo gjysma është gjysmë frëngjisht, gjysmë spanjisht, kështu?

Ardit Gjebrea: Po gjuhët e tjera?

Doa: Gjermanisht, shqip, italisht, persisht…kë harrova?

Ardit Gjebrea: S’ka gjë, është gjuha e këngës, gjuha e zemrës!

23:18, 5 Dhjetor 2024

Rozana Radi nuk mban dot lotët: Babain s’ta zëvendëson asnjë burrë tjetër!

“Mos ik o ma” titullohet kënga e sjellë nga Tiri Gjoci në natën e dytë gjysëmfinale të “Këngës Magjike”, tekstin e së cilës e ka shkruar Rozana Radi.

Kjo e fundit teksa ndjek spektaklin magjik, është pyetur nga producenti Ardit Gjebrea se çfarë është babai për të.

Rozana Radi nuk ka mundur të mbajë dot lotët teksa ka thënë se “babai është ai që nuk e zëvendëson asnjë burrë tjetër në gjithë jetën”.

Ardit Gjebrea: Nëna është ajo që të sjell në jetë, po babai çfarë është për ty Fifi?

Fifi: Babai është po aq i rëndësishëm sa mami, por prej kur jam bërë nënë, kam kuptuar sa po të dhimbka me qenë nënë. Kjo kënga më emocionon shumë, bravo Rozi për këtë tekst që e ke bërë, je një dashuri.

Ardit Gjebrea – Rozana Radit: Ti nuk e ke babin dhe e di që ke qenë shumë e lidhur me të. Çfarë është për ty?  

Rozana RadiBabai është ai që nuk ta zëvendëson asnjë burrë tjetër në të gjithë jetën tënde!

22:49, 5 Dhjetor 2024

“Performancë jashtëtokësore”, Xheisara mahnit jurinë: Një nga performancat më të bukura nga New Artist

Me një performancë drithëruese Xheisara me këngën “Më e Fortë” ka arritur që të marrë zemrat e jurisë e të sigurojë 5 vota jeshile, të cilat do t’i japin mundësinë që të votojë dhe të votohet.

Performancë jashtëtokësore, më e bukura nga New Artist këtë vit apo e denjë për Eurovizion, këto ishin disa nga fjalët e bukura të cilat juria i shprehu Xheisarës për performancën e saj në “Kënga Magjike”.

Kleart Duraj: Kjo është një këngëtare që i plotëson të gjitha kriteret për të kaluar në fazën finale të një festivali si “Kënga Magjike”. Muzikë, interpretim, tekst, kostumografi, skenografi, prezencë skenike dhe emocion i përcjellë tek publiku.

Andi Vrapi: Ka këngëtarë që mbushin sheshe dhe ka këngëtarë që bëjnë “warm up”. Deri tani ti ke bërë ‘warm up’ gabimisht për të tjerët, tani është koha që të mbushësh sheshet. Dhe një gjë të fundit Ardit, dikush atje lartë është shumë krenar sot për Xheisarën.

Marsela Çibukaj: Asnjë gjë për të pasur zili një performance si në Eurovizion. Ishte mëse e kompletuar. Interpretimi, kënga, fuqia, potenca jote vokale, një performancë jashtëtokësore. Bravo Xheisara!

Anxhela Peristeri: Një nga performancat më të bukura nga New Artist këtë vit. Është tepër e kuruar. Ti je një yll. E ke kënduar shumë mirë. Ti e di sa shumë kam dashur që ti të arrish në atë skenë dhe të përgëzoj dhe të uroj suksese në finale.

DJ Sardi: Unë mbaj mend kur kemi filluar me New Artist dheXheisara ka marrë pjesë për herë të parë dhe unë i kam dhënë të kuqe. Evolucioni i Xheisarës është i frikshëm. Ajo e kuqe i ka bërë shumë mirë dhe unë qëparë thashë se super New Artist, por kjo ishte përformacë për Eurovizion dhe jo New Artist.

Në fund Xheisara bëri një kërkesë falje për të gjithë që padashje mund të ketë lënduar kur ajo ishte më e vogël si dhe vlerësoi jurinë për çdo fjalë, kritikë e këshillë që i kanë dhënë.

Xheisara: Duke marrë shkas nga ajo që tha Sardi unë dua të kërkoj diçka. Po është e vërtetë që kam marrë të kuqe, po është e vërtetë që kam qenë shumë e vogël dhe kam bërë shumë gabime. Gjëra që nuk do të doja t’i shikoja tek vetja. Dua t’i kërkoj falje publike çdokujt që ndoshta nga mërzia e momentit mbase edhe e kam lënduar. Më falni dhe çdo fjalë e juaja është këshillë për ne dhe unë jam rritur, dhe jam rritur edhe nga të kuqet tuaja.

22:40, 5 Dhjetor 2024

Cila është muza e Frank? Artisti zbulon kush frymëzoi këngën “Akoma”: Ajo ndodhet këtu…

Frank me këngën “Akoma” ka arritur që të rrëmbejë zemrat e jurisë së “Kënga Magjike” duke marrë 5 jeshile dhe vlerësimin maksimal të tyre.

Dj Sardi: Këtë kategorinë duhet ta quajmë Super New Artist. Bravo, bravo, bravo.

Anxhela Peristeri: Franku është impresionues. Unë jam impresionuar shumë dhe Frank të uroj shumë suksese. Doja të doja një kritikë, je shumë impresionues dhe pa një interpretim aq shumë.

Frank: Kur kënga buron nga zemra, e kam të pamundur të mos e kryej interpretimin. Me mua qan çdo notë e këngës.

Këngën konkuruese në festivalin magjik, Frank ja kushton një personi që e frymëzoi, por nuk preferon që t’i zbulojë identitetin teksa thotë se ndodhet në skenën e “Këngës Magjike”.

Frank: Unë dua të them vetëm diçka të fundit. Falenderoj personin që e frymëzoi këtë këngë, ajo sot ndodhet këtu dhe mund ta shoh. Faleminderit.

Ardit Gjebrea: Po mos na e lër kështu… E nise, kush është ajo?

Frank: Preferoj ta mbaj private.

Ardit Gjebrea: Thuaj mami që të shpëtosh. Të paktën na thuaj se në cilën anë është ajo…

Frank: Kam shumë emocione.

Ardit Gjebrea: Ajo kudo qofsh, faleminderit që ke frymëzuar një këngë kaq të bukur.

22:10, 5 Dhjetor 2024

Me 5 vota jeshile, Jet rrëmben zemrat e jurisë me “Paranojak”

Jet ka arritur të sigurojë 5 votat jeshile të jurisë, rrjedhimisht duke kaluar në statusin “Big” ku do të ketë mundësi të votojë dhe të votohet.

Ardit Gjebrea sqaroi edhe një gabim teknik gjatë këndimit të këngës së Jet në të “Dielën Shqiptare” dhe u shpreh shumë i lumtur që ai gabim nuk ndikoi në moskalimin e këngës në Pallatine  Koncerteve. Jet morri vlerësime të mëdha edhe nga juria.

Ardit Gjebrea: Dua t’ju konfidoj diçka tashmë, më duhet ta them. Tek e Diela Shqiptare në fazën e parë Jet morri tre jeshile dhe dy të kuqë, por pse ndodhi? Gabimisht në orkestralen e tij që na erdhi erdhi jo e plote dhe kur u këndua para jurisë kënga nuk erdhi e plotë dhe me shumë të drejtë produksioni erdhi për gjyësëm dhe për këtë gabim po kërkoj unë ndjesë, dhe për pak kjo këngë nuk do ta kishte poara dritën e Pallatit të Koncerteve dhe unë jam shumë i lumtur për këtë dhe akoma më shumë tani që juria të ka ardhur me 5 jeshile. Apo jo Andi?

Andi Vrapi: Dhe akoma më mirë në ditën që kënga e Jet ka kapur 1 milion shikime në You Tube dhe për një artist të ri është një arritje shumë e madhe dhe gjëja tjetër që doja të komplimentoja Jet është që pavarësisht dy të kuqeve që une e Sardi i dhamë ai nuk reshti dhe e morri të mirqënë që kënga ju bë hit dhe mund të ja varte por e performoi si një artist big.

Sardi: Jet e kuqja ime të ka mbajtur në akth deri tani dhe sot ke qenë në maksimumin tënd si asnjëherë tjetër. Bravo!

Kleart Duraj: Unë mendoj që nuk është Jet po është ‘turbo Jet’, i del vokali nga çdo pore e trupit dhe padiskutim që kënga është e frekët dhe që rezonon me publikun dhe ky është vlerësimi më i madh që mund të marrë një artist. Publiku e do dhe e do këngën çdo shtëpi diskografike.

Jet: Do të doja shumë të falenderoja shumë familjen time sidomos dajën tim që ka ndejtur me mua gjithe kohës dhe familjen time që nuk ka qenë sot e pranishme për arsye personale, por i falenderoj të gjithë.

22:09, 5 Dhjetor 2024

Më në fund shuajmë kureshtjen! Fytyra e Aldon Lipes zbulohet në “Kënga Magjike”

Në pritje të performancës së radhës në kategorinë “New Artist”, drejtuesi dhe producenti i “Këngës Magjike, Ardit Gjebrea ndaloi te një nga personat që punon pas kamerave për spektaklin. Bëhet fjalë për regjisorin Aldon Lipe i cili drejton edhe programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Me qëllimin e falenderimit, Gjebrea zbuloi edhe fytyrën e regjisorit e moderatorit i cili e ka mbajtur ‘sekret’ prej kaq vitesh.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që presim të vijë artistja në skenë, unë do të doja që kamera të  shkojë pak surprizë diku që unë e kam porositur,  ju lutem, Aldo… Ja ku është kamera të cilët po e shohin telespektatorët dhe në monitorët që janë dhe kamera po shkon në autobusin e transmetimit ku unë kam një falenderim të veçantë për regjisorin Aldon Lipe.

Aldo, përshëndetje!  Më fal që nuk ke ato dy mikrofonët përpara, e di që nuk të pëlqen por u zbulove më në fund te “Kënga Magjike”! Erdhi dita të zbulohesh edhe ti! Të falenderoj pafund për gjeninë tënde sepse unë vërtet e vlerësoj pafund punën tënde në regji dhe bashkë me ty Eraldin, Denisin, Andrin, të gjithë ata që ke pranë për punën e jashtëzakonshme që është edhe fuqia e Televizionit Klan!

22:05, 5 Dhjetor 2024

“Vuaja nga ankthi”, Elio Norra për “Kush do të dojë”: E kam shkruar në momente shumë të vështira

lio Norra arriti të kalojë në kategorinë BIG në “Kënga Magjike” pas performacës së tij me një baladë tejet të ndjerë me titull “Kush do të dojë”. Ai mori vlerësimin e jurisë me 4 jeshile dhe vetëm 1 të kuqe, atë të Marsela Çibukajt.

Elio Norra: E meritoja të kuqen e Marselës sepse një moment m’u shkëput dëgjueshmëria.

Marsela Çibukaj: Do të kisha preferuar një këngë që do të më rrëmbente pak më shumë.

Elio Norra: Vitin që vjen, por ky është stil alla Marsela Çibukaj.

Kënga “Kush do të dojë” e shkruar nga Elio Norra ka një kuptim mjaft domethënës për të, pasi siç tregon artisti e ka shkruar në momente të vështira kur vuante nga ankthi dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë.

Elio Norra: Këtë këngë e kam shkruar në momente shumë të vështira kur vuaja nga problemet me ankthin. Dua të ju bëhet forcë të gjithëve atyre që po e kalojnë atë që kam kaluar unë dhe të ju them se unë ja dola. Dua të ju them se të gjithë do ja dalin.

22:02, 5 Dhjetor 2024

“Vrima e nuses” përplas Anxhela Peristerin me Marsela Çibukajn, kërkon ndihmën e Adele!

“Vrima e nuses”, kënga e Brian Ibros që bazohet mbi një legjendë shqiptare, nuk arriti të merrte 5 votat e jurisë në natën e dytë gjysmëfinale të “Këngës Magjike” që transmetohet në Tv Klan. 3 vota të kuqe dhe 2 jeshile nuk ia siguruan dot votimin dhe të qenët i votuar Brianit, por padyshim mori minutazhin më të gjatë televiziv.

Anxhela Peristeri e vlerësoi me të kuqe vetëm për faktin se kënga e shoqëruar vetëm nga kitara nuk përshtatet me peshën e Pallatit të Koncerteve. Kjo ra ndesh me mendimin e Marsela Çibukajt që tha se do të mund të dëgjonte një koncert të tërë në këtë formë. Përplasja e mendimeve të dy këngëtareve solli edhe disa sugjerime për “Këngën Magjike”.

Anxhela Peristeri: Këtë këngë e kemi vlerësuar shumë për veçantinë që ka në zhanër dhe në tekst, që teksti është i frymëzuar nga  legjenda, sigurisht edhe këngëtar është një këngëtar i madh, por duke e parë në skenën e madhe të Pallatit të Koncerteve, kuptova që nuk është e mjaftueshme vetëm një kitarë për produksion. Mendoj që Briani herës tjetër duhet të vijë me një produksion më të mirë dhe më të  mbushur, më të madh sepse kjo skenë është një skenë për pesha më të rënda, jo vetëm me një kitarë. Ndoshta me një kitarë  mund të ketë ndonjë ambient tejtër ku njerëëzit mund ta mirëpresin dhe ta pëlqejnë shumë sepse unë nuk po them që kënga është e keqe, thjesht duhet një produksion më i mirë.

Brian: E vlerësoj shumë!

Ardit Gjebrea: Marselë?

Marsela Çibukaj: Latinët thonin shijet nuk janë të diskutueshme, por në shijet e mia Briani ishte diçka shumë e çmuar në këtë festival. Solli një legjendë  të bukur shqiptare dhe ndërthuri, gërshetoi vetëm me zë e kitarë ashtu sikurse është origjina  e çdo kompozimi që lind vetëm me një instrument, nuk nis e gjitha menjëherë me orkestracionin e plotë. Ai e solli ashtu, vetëm në thelbin e saj, në esencën e saj duke gërshetur bukur grunge, rock, etno folklorin shqiptar. Unë do të doja t shihja një koncert të gjithin kështu. Do të vija ta shijoja me shumë kënaqësi,  Brian!

Brian: E  vlerësoj shumë!

Anxhela Peristeri: Atëherë Ardit vitin tjetër Këngën Magjike le ta bëjmë vetëm me  kitarë.

Marsela Çibukaj: Po pse  jo?

Anxhela Peristeri: Të shikojmë sesa bukur ka për të dalë!

Marsela Çibukaj: Kur këngët janë të bukura, mund të këndohen edhe “a cappella”.

Anxhela Peristeri: Po mirë, le ta bëjmë pa muzikë fare, s’ka problem.

Marsela Çibukaj: E tregojnë kishat ku këndohen himne për Zotin, këndohet vetëm me zë, nuk ka nevojë gjithmonë për orkestracione të jashtëzakonshme, rëndësi ka shpirti dhe thelbi e si përcillet ai.

Brian: Prapë mua kitara më solli deri në gjysmëfinale.

Anxhela Peristeri: Deri në gjysmëfinale ti e kishe shumë të merituar dhe ajo që të thashë unë më beso që do të të vlejë më shumë sepse këto lloj skenash janë shumë të mëdha dhe unë e them për ty që ti nesër të shkëlqesh edhe më shumë sepse kjo këngë me një orkestracion të caktuar dhe shumë të mirë, sot do të kishte shkëlqyer më tepër, për këtë më beso.

DJ Sardi ra dakord me mendimin e Anxhelës duke shtuar se ka shumë pak këngëtarë që dalin vetëm me një kitarë. Atëherë, Marsela ‘thirri’ në ndihmë Adele, por Anxhela i ktheu në vëmendje se po diskutohej ende për “Vrimën e nuses”.

Marsela Çibukaj: Atëherë t’i themi Adele, të lutem Adele meqë më dëgjon dhe më do fort, tërhiqe këngën “Someone Like You” zemër që e ke vetëm me piano se nuk bën!

Anxhela Peristeri: O zemër aty nuk është Adele me “Someone Like You”, është Briani me kitarë. Hajde në realitet! Nuk po flasim as për Adele, as për këngën “Someone Like You”. Po flasim për këngën “Vrima e nuses” dhe për Brianin.

21:52, 5 Dhjetor 2024

Spikati në “Mam, po ti?”, Drina Shehu siguron votat për kategorinë “Big”

“Bota jem” titullohet kënga e Drina Shehut me të cilën konkurron në “Kënga Magjike”. Kujtojmë se Drina vitin e kaluar ka spikatur në “Mam, po ti?”, rubrika muzikore e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. 

Me katër vota jeshile dhe një të kuqe, Drina Shehu siguroi kalimin e saj ku do të ketë mundësi për të votuar e për t’u votuar njësoj si artistët “Big”. DJ Sardi ishte ai që i dha votën e kuqe.

DJ Sardi: Ne kemi arritur në një fazë që tek të rinjtë po kërkojmë shumë dhe ne duhet të jemi në detaje të vogla që të rinjt kur të bëhen big mos të stonojnë dhe të arrijnë në perfeksion. Pavarësisht që Drina kaloi sot një të kuqe ta ketë për të vazhduar të punojë dhe most a lejë me këtë vetëkënaqësinë e momentit.

Kleart Duraj:Është një këngë ritmike që do të mbahet mend. Padiskutim që ka disa probleme të vogla interpretative, por besoj që me eksperiencë do të ketë mundësi t’i kalojë.

19:20, 5 Dhjetor 2024

Kënga Magjike 2024 (Nata e Dytë Gjysmëfinale)

Në Pallatin e Koncerteve u zhvillua nata e dytë gjysmëfinale e festivalit Kënga Magjike 2024.

Ardit Gjebrea ndau skenën me bashkëprezantuesen tjetër, Selin Bollati.

Për të votuar këngëtarin e preferuar, dërgohet vetëm emri në numrin 068 222 8 222. Nga një numër nuk mund të votohet më shumë se një herë. Votimi mbyllet të premten në orën 09:00.


/tvklan.al