Prokuroria e Posaçme po heton për shpërdorim detyre kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu. Ishte vetë ky i fundit që bëri me dije këtë fakt, pas daljes nga ambientet e SPAK këtë të mërkurë.

Në një prononcim për mediat, vetë Ndreu sqaroi se ky hetim ka nisur pas një kallëzimi nga Partia Demokratike për ndërtimin e një trotuari në shërbim të qytetarëve.

Duke shprehur gatishmëri për vijimësinë e këtij hetimi, Ndreu deklaroi se është i gatshëm të vijë në SPAK sa herë që të thërritet.

Tv Klan