Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat u ka bërë thirrjë shqiptarëve të diasporës që të regjistrohen në platformën dixhitale në portalin e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve që të të votojnë më 11 Maj.

Kryetari i demokratëve thotë se çdo demokrat duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të parë ndryshimin e madh që Shqipëria do të marr pas 11 Maji.

Sali Berisha: Koha po ikën me shpejtësi, ndaj konsiderojeni 4 Marsin si një ditë të nesërme që mund të regjistrohen dhe të regjistroni familjarët tuaj. Të regjistroni dhe të bisedoni me miqtë tuaj, të regjistrohen për të votuar, të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e votës, dhe firmosur ndryshimin e madh të Shqipërisë. Vota juaj në këto zgjedhje ka peshën më të jashtëzakonshme. Shqipëria ka nevojë për ndryshime të jashtëzakonshme. Ndaj dhe ju drejtohem ju sot kudo që jeni, bëni gjithçka dhe regjistrohuni në portalin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në platformën PER, në mënyrë që të firmosni me 11 Maj ndryshimin e madh, ndryshimin e shumë pritur të Shqipërisë. Unë gjithashtu kam një thirrje për çdo demokrate e demokrat, për çdo mbështetëse dhe mbështetës të PD dhe opozitës shqiptare, shfrytëzoni këtë periudhë në mënyrë që të dy dhe trefishoni votën tuaj. Është një rast unik në jetë, është një rast që ju shumëfishoni kontributin në ndryshimin e Shqipërisë, në interesin më të mirë tuajin dhe të shqiptarëve. Ndaj dhe ndani një pjesë të vogël nga koha juaj për t’u lidhur me familjarët tuaj, me miqtë tuaj, kudo që ndodhen në botë, për t’u kërkuar atyre njerëzisht që të regjistrohen, për të ndihmuar ata që të regjistrohen.

Berisha tha gjithashtu se projekti që Partia Demokratike ka është më transformuesi që Shqipëria ka parë ndonjëherë dhe që do ta çojë Shqipërinë në majat e teknologjisë së kohës.

Sali Berisha: Unë garantoj shqiptarët jashtë vendit se projekti i PD do të jetë projekti më madhështor, projekti më transformues, projekti më i bukur që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj. Ndër të tjera ky projekt parashikon një kuadër ligjor, kuadër fiskal, një kuadër stimujsh për zbarkimin e butë të shqiptarëve jashtë vendit, për kthimin e tyre të butë në Shqipëri, për integrimin e tyre në të gjitha fushat, atë ekonomike, akademike, kulturore, administrative, etj. Por mbi të gjitha, programi i PD synon të ngjisë Shqipërinë në majat e teknologjisë së kohës. Ta shndërrojë atë në vendin e blackchain, bitcoin, internetit 3, data center, pra projekte të mëdha presin votën e shqiptarëve. Të jeni të sigurt se pas 11 Majit, Shqipëria do ndryshojë me shpejtësi shumë të madhe. Ndaj dhe njëherë ftoj të gjithë shqiptarët jashtë vendit kudo që janë, i bëj thirrje patriotizmit të tyre, iu bëj thirrje idealeve të tyre demokratike, idealeve të tyre të lirisë, të regjistrohen në mënyrë që me votë të largojmë nga pushteti një regjim kukull, regjimin e republikës së Xhorxh Sorosit. Një narko-regjim që është i vetëm në Europë dhe që çdo ditë bëhet më i papranueshëm nga shqiptarët.

/tvklan.al