Të ftuar:

Loreta Gjoni – Pediatre

Dr Rushan Muhameti – Pneumolog 

Ilir Alihmehmeti – Epidemiolog

Gent Stroni – Mjek infeksionist

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Mish viçi me salcë perimesh dhe pure patate

500 gr tul viçi

Kripë + piper të kuq

1 lugë gjelle açeto balsamike

2 lugë gjelle vaj ulliri

-Për salcën me perime

1/2 tuf majdanoz

Koriandër

1 qepë

1 spec i kuq

1 spec jeshil

1 filxhan kafe vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalp për skuqjen e salcës

-Për purenë e patates

1 kg patate

Kripë + arrë moskat

200 ml qumësht

30 gr parmixhano

30 gr gjalp

Fillimisht presim mishin në kubik, e marinojmë atë me kripë, piper të kuq + vaj ulliri + 1 lugë gjelle aceto balsamike kremoze. Përziejmë mishin dhe e lëmë të pushojë për 30 min. Më pas ngrohim tiganin dhe skuqim mishin mirë nga të dy anët derisa mishi të marrë ngjyrë kafe të artë. E largojmë mishin nga tigani dhe e lëmë mënjanë. Në grirësen e qepës vendosim të gjithë përbërësit në salcë dhe i grimë ato duke i kthyer përbërësit në salcë. Në tiganin që skuqim mishin shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp dhe kaurdisim 2-3 lugë gjelle. Perimet e grira i përziejmë në gjalp për 2-3 minuta e më pas shtojmë në të copat e mishit të skuqura, i gatuajmë së bashku për 5-10 min në temperaturën nën mesatare. Ndërkohë patatet e ziera për 25 – 30 min i kthejmë në purë të cilën e vendosim në një tenxhere, shtojmë pak kripë + arrë moskat. Shtojmë qumështin duke e përzierë me tel dore në temperaturën mesatare + parmixhanon e grirë  + gjalpin e përziejmë sa të fluskojë e më pas servirim purenë si bazë në një pjatë e mbi pure shtojmë mishin me salcën e perimeve.

Supa e stinës për 15 minuta gati

2 karrota mesatare

1 degë selino

1 qepë

1 patate

1 lugë çaj kerry

3 thelpinj hudhra

1 kuti domatet në copa

1.2 – 1.5 litër lëng perimesh

350 gr qiqra të gatuara

1 gotë makarona të vogla guackë

Vaj ullri

Kripë + piper të zi

1 tuf majdanoz

Ngrohim vajin në tenxhere dhe shtojmë në të karrotat + selinon + qepën në kubik të vegjël + patatet. Të gjitha perimet e tjera përvec qepës, piten në copa të vogla ose kubik të vegjël 0.5 cm. Vazhdojmë përzierjen e perimeve për 5 min, shtojmë kerry + hudhrat e grira imët + domatet në kuti, i përziejmë të gjithë përbërësit duke shtuar lëngun e perimeve të nxehta + qiqrat + makaronat + kripë + piper të zi. Vendosim kapakun dhe i lëmë të gjithë përbërësit të gatuhen 8-10 minuta, duke respektuar minutazhin që është shkruar në etiketën e makaronave. Në fund shtojmë majdanozin e grirë dhe shërbejmë.

Shpërthejnë virozat në vend, cilat janë simptomat dhe çfarë duhet të bëni?

“M’u rikthye viroza”, mjeku tregon ç’ndodh: Mund të prekemi nga disa prej tyre në pak kohë

Temperaturë që zgjat disa ditë, shoqëruar me dhimbje trupi, kollë e rrufë janë disa nga simptomat më të shpeshta të kujtdo që ‘është mbërthyer’ nga virozat. Mjekët pranojnë se janë më të ashpra sesa vitin e shkuar, por këshillojnë që të ndiqen “këshillat e gjyshes” për të shmangur spitalin në rastet jo emergjente.

Mjeku infeksionist Gent Stroni shpjegon në programin “Shije  Shtëpie” në Tv Klan se problematika nuk  është te simptomat, por te pacienti. Çdo organizëm reagon ndryshe dhe ata që po përjetojnë forma të rënda, duhet të kërkojnë patjetër ndihmë te  mjeku.

Gent Stroni: Kur  flasim për viroza, ne e dimë sesi do të shkojë por gjithë problemi është trupi në të cilin ato bien, pra trupa të ndryshëm sillen dhe e pasqyrojnë, manifestojnë sëmundjen në forma të ndryshme dhe rrjedhimisht, këtu do të duhet të ndalojmë ose japim theksin sepse nëse një person po e kalon në formë relativisht të rëndë, do të duhet që të ketë nevojën e ndërhyrjes së mjekut.

Stroni këshillon që spitalet, si ambiente të tejmbushura me viruse, të shmangen sepse ka rrezik të lartë për transmetueshmëri nga një pacient te tjetri. Njëkohësisht, një pacient mund të infektohet nga viruse të ndryshme brenda një kohe të shkurtër.

Gent Stroni: Shpeshherë në shprehjet tona të përditshme ne themi që jo vetëm që më zgjati viroza,  por edhe m’u kthye. Në fakt e vërteta ësshtë ndryshe. Ne nuk është se kemi prekje nga e njëjta gjë në një periudhë të shkurtër kohore sepse në momentn kur ne kalojmë, por marr atë që është më e shpeshta në këto momente, po themi tipi AH1N1, momentin kur ti e kalon këtë, ke disa antitrupa që nuk do të kthehen në këtë dimër më, por në të njëjtën kohë ekzistojnë viroza të tjera siç është tipi B dhe konkretisht, tipi B është madje disi më agresiv dhe i zgjatur se tipi A dhe ti ke kapur një virozë tjetër sekondare dhe mund të ndodhë një virozë tjetër terciare. Në këtë lloj mënyre ne themi në shprehjen e përditshme që më zgjati ose m’u rikthye, por praktikisht janë tipe të ndryshme të virozave.

Kollë dhe temperaturë te fëmijët, si t’i dalloni në kohë simptomat dhe t’i shëroni?