Të ftuar:

Esmeralda Zoto– konsulente imazhi

Niko Komani– stilist

Ketlin Pjalmi– blogere

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Pulë e zier në salcë me perime


1 kg mish pule
1 qepë e madhe
1 presh (pjesa e bardhë)
1 karrotë e madhe
1 spec jeshil
2 domate mesatare
3 thelpinj hudhër
Kripë dhe piper i zi
2 gjethe dafine
Vaj ulliri
1/2 gotë verë të bardhë (sipas dëshirës)
2 gota ujë
Pastrojmë mishin, kryesisht kofsha pule dhe trash-kofshë dhe i marinojmë ato me kripë e piper të zi. Ngrohim vajin në tigan dhe skuqim mishin deri sa të zverdhet nga të gjitha anët. Më pas largojmë mishin nga tigani. Në po atë yndyrë shtojmë qepën e grirë hollë, e përziejmë për 2-3 minuta e më pas shtojmë të gjithë perimet, preshin, karrotat, specin dhe këto të prera sa më hollë. i kaurdisim ato deri sa të zbuten, hudhrat e grira dhe domaten në kubikë. I përziejmë përsëri për 2 minuta. Vendosim mishin përsëri në tigan dhe e shuajmë me verë të bardhë nëse dëshironi për ti dhënë shije më të mirë. E lëmë verën të avullojë për 3-4 minuta e më pas shtojmë ujin deri sa të mbulohen perimet (Afërsisht 2 gota ujë). Vendosim gjethet e dafinës. Vendosim kapakun dhe lëmë të ziejë për 10-15 minuta. Më pas largojmë copat e mishit dhe perimet i kalojmë në blender duke i ktjyer ato në salcë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Vendosim mbi salcë mishin e pulës, ulim temperaturën në minimum dhe e lëmë për 5 minuta me kapak dhe më pas gjithçka është gati për ta shërbyer.

Kek me limon


8 kokrra vezë
300 gr sheqer
300 gr miell
Lëngu i 2 limonave
Lëkura e 2 limonave
100 ml vaj luledielli
1 pako pluhur pjekës
Fillimisht ndajmë vezët në temperaturë ambienti, të verdhat nga të bardhat veç. Në fillim rrahim të bardhat sa të fillojë marenga. Shtojmë gjysmën e sheqerit dhe vazhdojmë rrahjen e tyre deri sa marenga të marrë formën e duhur. Shtojmë sheqerin e mbetur tek të verdhat e vezëve dhe fillojmë rrahjen e tyre deri sa sheqeri të shkrijë dhe të vedhat e vëzëve fillojnë të zbehen pak dhe marrin trajtë kremoze. Shtojmë lëkurën e dy limonave po tek tasi me të verdhat e vezëve, lëngun e 2 limonave rreth 120ml, vajin dhe fillojmë të përziejmë të gjithë këta përbërës në tasin me të verdhat e vezëve. Shtojmë miellin duke e situr së bashku me pluhurin pjekës. I përziejmë deri sa na formohet një brumë jo fort i rrjedhshëm. Fillojmë të shtojmë tek ky brum lugë lugë marengën dhe fillojmë ta përziejmë deri sa të na formohet një brumë i rrjedhshëm nga luga. Në një tavë 25 cm të rrethuar ngado me letër pjekje vendosim brumin dhe e pjekim në temperaturë 160 gradë për 55 minuta. Në furrë vendosim një tavë të vogël me ujë që të mos na thahet keku.

Si ndikon kujdesi për veten në gjendjen tonë emocionale

Si të gjejmë stilin që na përshtatet më shumë

Quiz televiziv