Shqipëria në Lojërat Olimpike Paris 2024
Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë në Lojërat Olimpike të Parisit.
4 kanë arritur normat ndërsa 4 shkojnë me ftesë: 3 mundës, 2 atletë, 2 notarë dhe 1 qitëse. Ky do të jetë përfaqësimi i dhjetë në lojërat olimpike verore ku ende nuk ka fituar medalje dhe Shqipëria kërkon medaljen e parë olimpike.
Më së shumti shpresohet medalja në sportin e mundjes me Abakarov, Dudaev dhe Valiev.
Rama merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike në Paris
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë shtetesh. Presidenti Macron ishte mikpritësi i këtij samiti që u organizua në kuadër të Lojërave Olimpike.
Liderët pjesëmarrës në këtë samit shpalosën planet që të investojnë miliarda euro për të financuar iniciativat sportive që të përshpejtojnë zhvillimin e qëndrueshëm…Lexo më shumë
Fituesit do marrin me vete “copëza” të Kullës Eiffel
Atletët të cilët dalin fitues në Lojërat Olimpike të Parisit këtë vit do marrin me vete një pjesë të historisë…
Medaljet që do jepen këtë vit në “Qytetin e Dritës”, janë me copëza të Kullës Eiffel. Bëhet fjalë për copa hekuri 6-këndore që peshojnë nga 18 gramë, të marra nga monumenti ikonë i Parisit i cili u ndërtua në 1889-ën. Ato do futen në secilën prej medaljeve, të arit, argjendit dhe bronzit.
Në total, janë përgatitur 5084 medalje…Lexo më shumë
10,500 atletë, pjesë e Lojërave Olipike Paris 2024
Rreth 10,500 atletë që përfaqësojnë 206 shtete do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Olimpiada e Parisit ka patur vëmendjen më të madhe edhe nga organizmat e sigurisë. 45 mijë policë, forca speciale, francezë dhe të huaj do të jenë të angazhuar për sigurinë e sportistëve dhe spektatorëve…Lexo më shumë
Ceremonia hapëse e Paris 2024
Një ceremoni hapëse e paparë ndonjëherë me plot surpriza me një paradë përgjatë lumit Sena do të nisë Olimpiadën e Parisit. Organizatorët e eventit kanë premtuar se spektatorët do të jenë dëshmitarë të një spektakli unik.
Qindra kërcimtarë dhe muzikantë do të performojnë në ura dhe përgjatë bregut të lumit, duke ofruar një shfaqje artistike që synon të prezantojë kulturën e larmishme të Francës. Kjo do të jetë hera e parë që një event i tillë do të bëhet jashtë një stadiumi…Lexo më shumë
Kush qëndron pas sulmit në Paris?
Francës duket se nuk i mungojnë kundërshtarët kur bëhet fjalë për politikat e qeverisë në arenën ndërkombëtare mbi Ukrainën dhe Afrikën Perëndimore apo edhe në politikat e brendshme të vendit.
Gjatë 10 vjeçarit të fundit jo pak herë Franca ka rënë viktime e disa sulmeve të mëdha, nga grupi i armatosur ekstremist i njohur si ISIS, apo edhe nga sulme më të vogla të kryera nga xhihadistët.
Sulmi hekurudhor i mbrëmjes nuk është konsideruar si një sulm terrorist, por një sabotim. Në vend të terroristëve hetuesit i kanë përqendruar hetimet e tyre te aktivistët dhe ekstremistët, nuk përjashtohet as ndikimi rus.
“Duhet t’i rregullojmë kabllot një e nga një”
Presidenti i kompanisë shtetërore hekurudhore franceze SNCF shpjegoi se çfarë pune po bëhet në terren për riparimin e rrjetit të trenave të shpejtësisë së lartë të Francës.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Jean-Pierre Farandou thotë se autorët i vendosën zjarret tek “përçuesit që mbanin kabllo të shumta (fibra optike)” që transmetojnë “informacion sigurie për shoferët”.
“Ka një numër të madh kabllosh të bashkuar. Ne duhet t’i riparojmë ato një nga një, është një operacion manual që kërkon qindra punëtorë”, tha ai.
Ministrja e Sportit: Sulm ndaj sportistëve të Lojërave Olimpike
Sistemi hekurudhor në Francë është kthyen në një kaos pas sulmeve nga “keqbërësit” të cilat janë bërë gjatë mbrëmjes, në prag të ceremonisë hapëse Lojërave Olimpike.
Ministrja e Sportit të Francë ka reaguar një lidhje me këtë situatë të pazakontë. Në një intervistë për transmetuesin francez BFMTV, ai është shprehu se ky është në fakt një sulm nga atletëve dhe sportistëve që kanë marrë pjesë në Olimpiadë…Lexo më shumë
Punonjësit e hekurudhave dhe oficerët e policisë në vendin e sulmit
Këto janë foto të punonjësve të hekurudhave dhe oficerëve të policisë në një prej vendeve ku u sulmua rrjeti i trenave të shpejtësisë së lartë të Francës, me një sërë veprimesh të koordinuara që sollën kaos të linjës hekurudhore.
Rrugët e trenave në Francë që përballen me ndërprerje
Linjat Atlantique, Nord dhe Est të rrjetit TGV janë prekur nga ndërprerjet pasi u sabotuan. Atlantique shkon nga Parisi në Bordeaux, Nord shkon nga Parisi në Lille dhe Est merr pasagjerë nga Parisi në Strasburg.
Sonte ceremonia e Lojërave Olimpike Paris 2024, sulmohet sistemi hekurudhor
Përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris, rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë të Francës është futur në kolaps.
Mijëra qytetarë janë bllokuar nëpër stacione, pasi trenat në disa linja kryesore e kanë patur të pamundur të nisen, për shkak të disa akteve të zjarrvënies që sipas kompanisë operuese janë të qëllimshme dhe të koordinuara.
Operatori shtetëror hekurudhor tha se zjarrvënësit kishin shënjestruar instalimet përgjatë linjave që lidhin Parisin me Lilen, Bordon dhe Strasburgun. Ministri francez i Transportit i përshkroi aktet si kriminale, ndërsa shefi i policisë së Parisit tha se ai po forconte edhe më tej sigurinë në stacionet kryesore të kryeqytetit.
REDAKSIA TVKLAN.AL