Në prag të nisjes së Lojërave Olimpike ditën e sotme, gjatë natës është bërë e ditur se është sulmuar rrjeti hekurudhor SNCF i shpejtësisë së lartë.
Sipas informacione nga autoritetet lokale thuhet se sulmi është bërë nga “akte keqbërësish” të cilët kanë për qëllim bllokimin e këtij sistemi transporti.
Pas këtij kaosi të krijuar ka reaguar menjëherë ministri i Transportit, i cili dënon këto sulme të quajtura sipas tij “akte kriminale”.
“Veprime dashakeqe të bashkërenduara shënjestruan disa linja TGV mbrëmë dhe do të ndërpresin trafikun deri në fundjavë. Unë i dënoj fuqishëm këto veprime kriminale që do të rrezikojuni largimet për pushime të shumë francezëve,” ka shkruar në postimin e tij ministri Patrice Vergriete.
Ndërkaq ai falënderoi stafin e SNCF të cilët janë në përpjekje të vazhdueshme për të rivendosur në punë sistemin e transportit hekurudhor sa më shpejt të jetë e mundur.
Des actes de malveillance coordonnés ont visé cette nuit plusieurs lignes TGV et perturberont fortement le trafic jusqu’à ce week-end. Je condamne fermement ces agissements criminels qui vont compromettre les départs en vacances de nombreux Français. Un grand merci aux équipes de…
— Patrice Vergriete (@P_Vergriete) July 26, 2024
/tvklan.al