Euro 2024 përfundoi por gjatë javëve në vazhdim shumë yje do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Paris.

Futbolli në Lojërat Olimpike do të nisë më datë 24 korrik, dy ditë më parë nga ceremonia hapëse.

Klubet nuk janë të detyruara nga FIFA të dërgojnë lojtarët e tyre yje dhe skuadrat lejohen të thërrasin vetëm tre lojtarë mbi 23 vjeç.

Pavarësisht këtyre kufizimeve, ka ende disa lojtarë të njohur që do të garojnë për medaljen e artë në Paris.

Julian Alvarez, Argjentinë

Ndonëse 24 vjeç, ka pak lojtarë që kanë fituar kaq shumë sa lojtari i Manchester City-t. Trofeu i futni oshte Kupa e Amerikës me përfaqësuesen e Argjentinës.

Nicolas Otamendi, Argjentinë

Otamendi ka ringjallur reputacionin e tij pas një periudhe disi të vështirë tek Manchester City, ku shpesh shihej si hallka e dobët në një ekip jashtëzakonisht të fortë. Ky nuk është rasti tani, dhe për klubin e tij Benfica dhe Argjentinë, ai nuk është vetëm një prani e besueshme në mbrojtje, por një lider vërtet i rëndësishëm.

Achraf Hakimi, Marok

Hakimi është padyshim emri më i madh në këtë turne me 16 ekipe. Ai ka qenë një lojtar vendimtar për çdo klub në të cilin ka qenë që kur u largua nga Real Madridi si i ri. Fillimisht luajti te Borussia Dortmund, përpara se të shkëlqejë si një mbrojtës i krahut sulmues në skuadrën e Interit të Antonio Contes, gjë që më pas i dha atij një lëvizje në Paris Saint-Germain, qyteti ku ai do të përfaqësojë vendin e tij këtë verë.

Eliesse Ben Seghir i Monacos shpërtheu  në Ligue 1 në vitin 2022, dhe Ilias Akhomach ka pasur një sezon të mirë te Villarreal, por të gjithë sytë do të jenë te Hakimi.

Michael Olise, Francë

Olise mbërrin në këtë kompeticion ndërkombëtar pas nënshkroi me Bayern Munich nga Crystal Palace.  Atij i është dhënë përgjegjësia për të qenë një nga lojtarët kryesorë të Francës nga menaxheri Thierry Henry dhe pasi u la jashtë skuadrës për Euro 2024, do të jetë i etur të paraqitet në Paris.

Tek Franca do të jenë dhe Jean-Phillippe Mateta i Crystal Palace dhe ish-sulmuesin e Arsenalit Alexandre Lacazette.

Mohamed Elneny, Egjipt

Së fundmi i dha fund karrierës së tij si lojtar i Arsenalit pasi i skadoi kontrata. Ai ishte një i preferuar i tifozëve në Emirates, por për Egjiptin ai ka një rol shumë më të rëndësishëm dhe do të synojë të japë një medalje të artë olimpike për vendin e tij.

Lesley Ugochukwu, Francë

Ai ka pasur një karrierë në Chelsea deri më tani të mbushur me lëndime. Ndoshta Olimpiada e ndihmon të jetë sërish i preferuar në Londër.

Naby Keita, Guinea

Guinea nuk është një komb i madh futbolli, por ata kanë një fitues të Ligës së Kampionëve në skuadrën e tyre olimpike. Keita nuk pati një rol shumë të madh për të luajtur në ecurinë e suksesshme të Liverpool-it për të ngritur trofeun në Madrid në vitin 2019, por ky mund të jetë turneu i tij.  

Julio Ensico, Paraguaj

Ai do të jetë njeriu kryesor në sulm, por nuk është emri i vetëm që tifozët e Premier League do të njohin për Paraguajin, me ish-mbrojtësin e Ëest Ham, Fabian Balbuena që luan në mbrojtje.

Sergi Gomez, Spanjë

Çfarë mund të kishte qenë për Sergi Gomez?  Në vend që të ishte në këtë skuadër olimpike, ai mund të ishte një nga lojtarët kryesorë në fitoren e Spanjës në Kampionatin Evropian, por ai luajti vetëm disa ndeshje në Manchester City dhe nuk u përzgjodh.

Ai është tani në Real Sociedad dhe, si shumë në këtë turne, do të jetë i etur për t’i treguar botës se çfarë mund të bëjë.

Pau Cubrasi

Dikush që ishte edhe më afër përfshirjes në ekipin fitues të europianit të Spanjës ishte Cubrasi. 17-vjeçari nuk u thirr nga Luis de la Fuente por kësaj here është thirrur në detyrë nga Spanja

Eric Garcia

Eric Garcia, dikur i Manchester City-t para se të transferohej te Barcelona, ​​ka ringjallur karrierën e tij te Girona, ekipi surprizë i sezonit të kaluar.

Junior Firpo, Republika Dominikane

Paraqitja e mbrojtësit të Leeds në Lojërat Olimpike të këtij viti shënojnë gjithashtu të parën për ekipin e futbollit të Republikës Domenikane. Nuk janë të famshëm për futbollin , por kualifikimi në shfaqjen e kësaj vere në Paris ndihmoi që Firpo të përfaqësonte kombin e Karaibeve.

Gabriel Slonina, SHBA

Portieri i Chelsea-t e kaloi sezonin e kaluar në huazim në Belgjikë. Blutë e Londrës kanë shpresa të mëdha për portierin 20-vjeçar.

/tvklan.al