Ekipi Olimpik Shqiptar u nis këtë të mërkurë drejt Parisit. Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë, 4 kanë arritur normat ndërsa 4 shkojnë me ftesë: 3 mundës, 2 atletë, 2 notarë dhe 1 qitëse.
Ky do të jetë përfaqësimi i dhjetë në lojërat olimpike verore ku ende nuk ka fituar medalje dhe Shqipëria kërkon medaljen e parë olimpike.
Më së shumti shpresohet medalja në sportin e mundjes me Abakarov, Dudaev dhe Valiev.
Skuadra Shoqërohet nga Kryeministri Edi Rama, i cili do të ndjekë nga afër ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024” që do të mbahet më 26 Korrik.
Në Olimpiadën e Parisit do të marrin pjesë 10500 sportistë nga e gjithë bota që do të garojnë në 32 disiplina.
Tv Klan