“All Star Game”, klasikja e basketbollit amerikan u fitua këtë vit nga skuadra e drejtuar nga Shaquille O’Neal. Sfida e zhvilluar në San Francisco kishte një format tjetër duke i dhënë më emocion e ritëm për të tërhequr sërish vëmendjen e publikut.
Fitues shpallej ekipi që prekte 40 pikët e shënuara. Stephen Curry e Jayson Tatum ishin protagonistët duke ndihmuar skuadrën e tyre të triumfonte me rezultatin 41 – 25 ndaj Global Stars.
Curry u shpall edhe më i miri i sfidës së yjeve që zhvillohej për herë të 74. Në këtë ndeshje simbol mungonte për herë të parë pas 20 vitesh LeBron James për shkak të një dëmtimi në kavilje.
Tv Klan