Detyrimet e prapambetura dhe shlyerja e plotë e tyre nga bashkitë mbetet ende sfidë për bashkëqeverisjen vendore. Një dekadë që nga reforma territoriale në 2015-ën, detyrimet stok të bashkive kanë zbritur në shifrën 5 miliardë Lekë nga 12 që ishte më parë.
Sipas ministrit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ky reduktim i detyrimeve erdhi si rezultat i ndarjes së re territoriale nga 373 bashki dhe komuna, në vetëm 61 bashki.
Arbjan Mazniku: Kemi një rritje të të adhurave të vetë të bashkive nga 13.1 mln në 34.9 mld, gjithashtu edhe pesha që të ardhurat e veta të bashkive mbajnë brenda buxhetit është rritur nga 36% në 51% të totalit. Kemi një rënie sistematike të detyrimeve që bashkitë kishin ndaj të tretëve.”
Me ndarjen e re administrative dhe performancën e bashkive, tashmë këto të fundit ndihmohen më shumë ato që kanë pak të ardhura. Në kuadër të programit “Bashki të Forta”, në vitin 2025 të gjitha bashkitë në vend mund të përfitojnë nga grandet në bazë të performancës.
“Sipas modelit të ngjashëm me atë që BE është duke bërë me Shqipërinë, me atë që njihet si “Programi i Rritjes”, deri tani kemi menduar që të fokusohemi tek plani i zhvillimit ekonomik vendor, plani i mbarështrimit për pyjet, plani për zhvillimet sociale, plani për arsimin parauniversitar dhe plani për menaxhimin e mbetjeve. Kur bashkitë të hartojnë këto plane, të kenë mundësi të marrin mbështetje financiare.”
53 bashki në vend kanë përfituar fonde nëpërmjet projekteve të ndryshme të financuara nga BE që arrijnë në vlerën e 46.2 milionë Eurove.
Tv Klan