Willy Sagnol kërkon që skuadra të reagojë në ndeshjen me Shqipërinë. Sipas tij, nuk duhet nisur sfida ashtu si me Ukrainën ku u mundën 1 – 0, pasi do të penalizohen.

“E nisëm keq ndeshjen me Ukrainën dhe kjo është një nga arsyet e dështimit. Shpresojmë që të përmirësohemi me Shqipërinë. Është e rëndësishme që të nisim sa më mirë ndeshjen dhe të realizohen detyrat.”

Sagnol ka besim se skuadra ka ende frymën që pati në finalet Europianit.

“Jemi i njëjti ekip që morëm pjesë në Euro 2024. Është e rëndësishme të ruajmë vlerat tona, disiplinën dhe të shikojmë përpara.”

Gjeorgjia e fitoi ndeshjen e parë më Shqipërinë, 1 – 0 më 10 Shtator në Tiranë.

Tv Klan